Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Kthimi në shkollë: Pretendimet për virus që prindërit duhet t’i injorojnë

HIBRID

Fëmijët po kthehen në banka shkollore. Ndërsa po ndodh ky proces, prindërit duhet të njoftohen për masat e udhëzimet dhe këshillat që tregojnë se çfarë i pret pas kthimit të fëmijëve në shkolla. Mirëpo. jo gjithçka mund të besohet.

Ka pasur një sërë pretendimesh mashtruese për atë që mund të ndodhë me nxënësit gjatë kthimit të tyre, të cilat kanë qarkulluar në mediat sociale. BBC ka shikuar disa prej tyre.

Pretendimi se nxënësit në shkollë mund të testohen dhe ndalohen – pa lejen e prindërve

Mësuesit nuk mund t’i çojnë fëmijët në një qendër testimi të virusit Korona pa lejen e një prindi. Dhe është mashtrim të sugjerosh që ata mund të mbyllen pa lejen e prindërve nëse testohen pozitivisht.

Por më shumë se 500 postime në Facebook dhe WhatsApp gjatë muajit të kaluar – njëra prej të cilave është shpërndarë 10,000 herë në Facebook – pretendojnë të kundërtën.

Pretendimet tjera që janë shpërndarë në Britani të Madhe dhe më gjerë janë si peshimi i të gjithë nxënësve në fillim të vitit shkollor apo pretendimi se nuk ka raste të mësuesve të infektuar nga fëmijët dhe të tjerë.

Por si mund të identifikohet vërtetësia e pohimeve të tilla nga prindërit?

Si mund të dalloni pretendimet mashtruese ose teoritë konspirative që ndahen në rrjetet sociale dhe platforma tjera dhe të ndaloni përhapjen e tyre?

Marianna Spring photo byline for analysis box

Marianna Spring, reportere për dezinformatë dhe media sociale ju rekomandon 3 pyetje, përmes së cilave ju mund ta verifikoni informacionin.

1. Pyete veten se nga ka ardhur informacioni që ndahet – merr në pyetje burimin – a është i besueshëm dhe a e di origjinën e pretendimit? Thashethemet mbi bisedat në grupe ose grupet lokale të Facebook-ut që i atribuohen një burimi të paemëruar nuk janë burime të sigurta. Shkoni në vende të besueshme (institucione) për azhurnimet më të fundit.

2. Mendoni se çfarë reagimi emocional ju sjell një lajm i tillë. Meqenëse këto postime shpesh kanë të bëjnë me sigurinë fëmijëve, si pasojë ato ka të ngjarë të jenë shumë emocionuese. Janë gjërat që na bëjnë të frikësuar, të zemëruar, të shqetësuar ose të gëzuar që priren të bëhen vërtet virale. Dhe thirrjet urgjente për veprim, shpesh janë krijuar për të rritur ankthin – prandaj bëni kujdes.

3. Ndaloni dhe mendoni para se të shpërndani një tekst/artikull/postim. Nëse nuk jeni të sigurt se informacioni është i saktë, është më mirë të mos përhapni pretendime në biseda në grup dhe me prindër të tjerë. Mund t’i vë të gjithë në panik.

(Artikull i marr nga BBC)

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere