Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke Të fundit | Paraqitet njëanshëm dhe si fakt i kryer pretendimi se Ilir Kërçeli i shkroi… Të fundit | Rritja e mashtrimeve në Facebook Marketplace dhe rreziku për përdoruesit Të fundit | Titulli nuk e qartëson se pagat janë rritur në Zvicër Të fundit | Kufijtë e gazetarisë në drejtim të PR-it, influencës dhe politikës Të fundit | Roli i hiperlinkut në gazetarinë digjitale dhe mungesa e tij si faktor i ke… Të fundit | Grafiti në Zubin Potok dhe pretendimet pa prova për kërcënim ndaj serbëve s… Të fundit | Sondazh i rremë për mbështetjen e subjekteve politike në Kosovë
[ ARTIKULLI ]

Lajm i vjetër për arrestime në Serbi, publikohet si aktual me fotografi të policëve të Kosovës

FATBARDH DEMA

Disa faqe në Facebook kanë publikuar dje (18 janar) një artikull me titull “Аksion i madh policor – mbi 100 persona të arrestuar. Aksioni policor është duke u vazhduar…”.

Ky artikull është marrë nga portali i dyshimtë “gazetaylli.com”, i cili është publikuar më 3 dhjetor 2022. (shih këtu)

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është gjetur se artikulli në fjalë është i vjetër, i publikuar në muajin nëntor 2022 dhe ka të bëjë me arrestimin e disa emigrantëve në Horgosh në veri të Serbisë.

Këto faqe janë munduar që këtë artikull ta paraqesin si aktual, ndërsa në fotografinë ilustruese shihen pjesëtarë të Policisë së Kosovës.


Vegëzat e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Feja Ime”, “Exclusive Albania Today” dhe “Shqipet”:

https://www.facebook.com/fejaime00/posts/pfbid05v8BhBoexxyE5gpHt56PrPhVsLmUZPiXFrG4A3TWcoT5yyhdejzDHCpV7Ew6oTbLl

https://www.facebook.com/albaniatod4y/posts/pfbid03wzxfQ7ApXMdUQqfj9quMDVs3ZBQVmz5a71Jgmq8m1QDYLfGHdMZAWwC3gJD9fH1l

https://www.facebook.com/al.shqipet/posts/pfbid0s9u1aHK53XqhNgWNvbDSDB8HQ7LacrFytWU3BxQN9dJPuZwK8kQ9e6mWnkL4MqEkl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (nëntor 2022) në mediumet e huaja BBC dhe Euronews në gjuhën serbe. (shih këtu dhe këtu)


Përveç që ky artikull është i vjetër dhe përmban titull të sajuar, gjithashtu edhe fotografia e përdorur nuk korrespodon me përmbajtjen.

Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka arritur të gjejë këtë fotografi.

Edhe pse nuk është arritur të gjendet autenticiteti i saj, ajo është përdorur nga mediat kosovare që nga viti 2016, kur është raportuar në lidhje me aksionet e ndryshme të Policisë së Kosovës. (shih këtu)


Analiza:

Faqe në Facebook kanë publikuar një artikull të vjetër të muajit nëntor 2022, të cilin janë munduar ta paraqesin si aktual duke i vënë titull të sajuar dhe fotografi jo adekuate.

Në fotografinë e vendosur shihen imazhe të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, ndërsa lajmi ka të bëjë me arrestimin e disa emigrantëve në Horgosht në veri të Serbisë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere