Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Ri-publikohen artikuj me shpallje mashtruese për shitje të banesave

HIBRID

Portale të dyshimta më përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar shpallje të rreme për shitje të banesave në të cilave u kanë vënë tituj si “URGJENT: Shitet Banesa Tre Dhomëshe E Mobiluar Për 14,500 Euro Në Qendër” dhe “Shitet Banesa Tre Dhomëshe E Mobiluar Për 33,000 Mijë Euro Në Qendër Të Qytetit(FOTO)”.

Nga hulumtimi i kryer përmes aplikacionit për kontroll të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë shpalljen autentike që është përdorur nga këto portale të dyshimta, e publikuar në vitin 2016 nga “Vatra e Kosovës”, por me fotografi të një banese tjetër. (shih këtu)


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “Banglacontent24.com” dhe “Gazetadirekte.com”:

https://banglacontent24.com/sites/shitet-banesa-tre-dhomeshe-e-mobiluar-per-33000-mije-euro-ne-qender-te-qytetitfoto-2/?fbclid=IwAR0h5_nfvxechzm_xpO7h_9KF1GN2TNywET4UCligFQ3CJJnwBEALnPto9Q

https://gazetadirekte.net/urgjent-shitet-banesa-tre-dhomeshe-e-mobiluar-per-14500-euro-ne-qender/?fbclid=IwAR0LQaZdncMloz-eZYa6H3aAXCgUjteFTAxeio8wneOhwGRipeerEOb5SBY

Këto shpallje mashtruese janë shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Gazeta Aktive” dhe “Gazeta Direkte”. (shih këtu dhe këtu)


Fotografia e përdorur në shpalljen e publikuar nga portali i dyshimtë “Gazetadirekte.com” nuk i përket përmbajtjes së shpalljes autentike të vitit 2016. Hibrid.info ka arritur ta gjejë se e njëjta i përket një shpalljes për një banesë në Maqedoni, e publikuar më 15 shkurt 2018. (shih këtu)

Ndërsa fotografinë e përdorur nga portali tjetër i dyshimtë “Banglacontent24.com”, hibrid.info nuk ka arritur ta gjejë.


Kjo nuk është hera e parë që shpallje të tilla publikohen nga portale të dyshimta, pasi njëjtë ka ndodhur edhe në qershor të vitit 2021, e që gjithashtu ato janë verifikuar nga stafi i hibrid.info. (shih këtu)


Analiza:

Këto portale të dyshimta kanë përdorur një përshkrim të një shpalljeje të vjetër (2016) për shitjen e një banese, të cilin e kanë publikuar me pretendimin ta paraqesin si aktuale.

Portalet e dyshimta të lartcekura kanë mashtruar në titull se gjoja kjo banesë është urgjentisht në shitje. Në njërën shpallje pretendohet rrejshëm se banesa shitet për 14 mijë e 500 euro, ndërsa në tjetrën thuhet se ajo ka çmim prej 33 mijë euro.

Pas verifikimit të fakteve, bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere