Të fundit | Pretendim i rremë se baballarët e Kurtit dhe Daçiqit shihen në fotografinë… Të fundit | Narrativë e pabazë e mediave dhe zyrtarëve serbë se Kurti po financon mbësh… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të fabrikuara, dezinformata dhe manipulime të… Të fundit | Deklaratat e vjetra si mjet keqinformimi dhe zhvendosjeje të vëmendjes publ… Të fundit | Deklaratë e sajuar që i atribuohet Paul Williamsit për ndryshimet në Ligjin… Të fundit | Pretendime pa fakte se Kurti po financon mbështetjen për Listën Studentore… Të fundit | Pretendim i rremë se presidenti i UEFA-s urdhëroi hetim ndaj Lumbardh Dello… Të fundit | Steinbaum nuk tha se Serbia, Rusia, BE-ja dhe Kurti po synojnë ta shkatërro… Të fundit | Narrativa ruse pas zgjedhjes së presidentes së Kosovës: nga ndryshimet në S… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Justina Shiroka-Pula ishte pjesëtare e UÇK-së
[ ARTIKULLI ]

Përdoret imazhi i një personazhi të huaj për ta paraqitur si një grua shqiptare që kërkon lidhje dashurie

HIBRID

Portali i dyshimtë “xnews7.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se një grua e moshës 43 vjeçare, nga kryeqyteti zviceran Bern, e quajtur Merita, është në kërkim të një lidhjeje dashurie.

Gjatë verifikimit të kryer nga hibrid.info, është vërejtur se në postimin e këtij portali, pretendohet se gruaja në fjalë është shqiptare.

Hibrid.info ka verifikuar fotografinë dhe ka vërtetuar se fotografia nuk i përket ndonjë gruaje shqiptare, por në fakt është fotografi e një shtetase të huaj.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “xnews7.com”:

http://xnews7.com/2023/07/06/jam-43-vjecare-jetoj-ne-bern-kerkoj-nje-mashkull-shqipetar-per-martes/?fbclid=IwAR0hHn7OhSrS3cP4LiM5qJBX3tCeeX8vkoeReJWZUqdv88HLtGcryk1VGN4


I njëjti postim është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Gazeta Globale”, “Shqiptaria Ka Emër” dhe “Gazeta Rich Shqip” (shih këtu, këtu dhe këtu).


Pas hulumtimit të kryer përmes programit te automatizuar online “InVID” për kontroll faktesh, hibrid.info ka vërtetuar se fotografia nuk është e ndonjë gruaje shqiptare, por është imazh i marrë nga një blogere e huaj me emrin Carty.

Kjo është vërtetuar pas gjetjes së llogarisë së saj personale në rrjetin social Instagram, e cila numëron mbi 820 mijë ndjekës (shih këtu).


Analiza:

Portali i dyshimtë “xnews7.com” publikon postim dhe fotografi të një gruaje të huaj, të cilën e paraqet si shqiptare.

Me anë të këtij postimi dhe fotografisë të një gruaje tjetër të huaj, ky portal e paraqet atë si shqiptare, duke mashtruar se ajo është në kërkim të një lidhjeje dashurie.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, ky postim i ndarë edhe në Facebook, është vlerësuar si “Mashtrim”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere