Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vitit 2021 lidhur me terminët për viza pune në Gjermani

FATBARDH DEMA

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “truenewsq.com” ka publikuar me datë 28 shkurt një artikull me titull “Lajm I Mirë Për Kosovarët: Prej Nesër Mund Të Aplikoni Për Termin Në Ambasadën Gjermane Për Viza Pune”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka arritur të vërtetojë se lajmi është i vjetër, i publikuar më 30 qershor të vitit 2021.

Në përmbajtje të artikullit gjendet një pjesë nga njoftimi i atëhershëm nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, përmes së cilit kishte bërë të ditur se si dëshmia për vaksinim kundër COVID-19, vlente si kusht për regjistrim në listën e pritjes për caktim të një termini për aplikimi për viza në atë kohë.

Pra, portali i dyshimtë “truenewsq.com” është munduar që këtë njoftim të vitit 2021 ta paraqesë si aktual.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “truenewsq.com”:

https://truenewsq.com/2023/02/28/lajm-i-mire-per-kosovaret-prej-neser-mund-te-aplikoni-per-termin-ne-ambasaden-gjermane-per-viza-pune-3/?fbclid=IwAR3EECF6Pkl7PUjBg_KS-ekmu0nPU4TovZRFMSQEy8Y60Ej_p0NM7-QUrUM

Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka arritur të gjejë njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook me datë 30 qershor 2021. (shih këtu)


Njoftimin nga Ambasada gjermane e kishin publikuar në kohë reale (30 qershor 2021) edhe disa media online në gjuhën shqipe. (shih këtu dhe këtu)


Artikulli i vjetër i publikuar nga “truenewsq.com” është shpërndarë dje (1 mars) edhe në disa faqe në Facebook si “Gazeta unike.al”, “Shqiptarët Në Gurbet” dhe “Lajme Reale 1”.


Analiza:

Portali i dyshimtë “truenewsq.com” ka publikuar një njoftim të vjetër (2021) nga Ambasada e Gjermanisë, me pretendimin ta paraqesë si aktual.

Njoftimi kishte të bëjë me kushtin se vetëm personat e vaksinuar plotësisht kundër COVID-19 kishin mundësi të regjistrohen në listën e pritjes për caktim të një termini.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere