Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk qartësohet se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja

FESTIM RIZANAJ

Artikulli me titull “Anulohet diploma e drejtoreshës së Qendrës Klinike” është publikuar dje (06 mars) nga portali informativ “Kosova-sot.info”.

Pas kontrollit dhe verifikimit të fakteve nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli është përgjithësues që nuk përshkruan vendndodhjen e ngjarjes.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “më 6 mars, Senati i Universitetit të Sarajevës anuloi diplomën e magjistraturës së shkencave mjekësore të Sebija Izetbegoviq, drejtoreshë e Qendrës Klinike Universitare të Sarajevës”.

Duke pas parasysh se ky portal informativ është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në vendin tonë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/666672/anulohet-diploma-e-drejtoreshes-se-qendres-klinike/?fbclid=IwAR1RIR3hFd5QFq-jYOhfLr6BKXegSdm9BJq6ZDaEbi2V861bidZQSYg5P10

Pjesë të artikullit të publikuar në “Kosova-sot.info”:

Më 6 mars, Senati i Universitetit të Sarajevës anuloi diplomën e magjistraturës së shkencave mjekësore të Sebija Izetbegoviq, drejtoreshë e Qendrës Klinike Universitare të Sarajevës.

Senati pranoi analizën e komisionit, i cili u emërua më 1 shkurt me detyrë që të analizojë dokumentacionin e mbledhur dhe të verifikojë besueshmërinë e dokumenteve për studimet pasuniversitare të Sebija Izetbegoviqit, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në Berlin, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume online si “balkaninsight.com” dhe “slobodnaevropa.org”.


Analiza:

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull lidhur me anulimin e diplomws sw drejtoreshës sw Qendrës Klinike Universitare të Sarajevës. Por, në titull nuk sqarohet se në cilin vend ka ndodhur ngjarja.

Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe që numrin dominues të lexuesve i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se kjo ngjarje ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës,hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere