Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Misioni rus i OSBE-së vazhdon ta përkujtojë fushatën e NATO-s me fotografi të Irakut

FATBARDH DEMA

Misioni rus i OSBE-së, ka postuar sot (24 mars) në llogarinë zyrtare në Twitter, në lidhje me 24 vjetorin e fushatës ajrore të NATO-s.

Ky mision, përmes këtij postimi, ka përshkruar ngjarjen e fushatës ajrore të NATO-s të vitit 1999 si krime të ushtrisë amerikane dhe si agresion i armatosur kundër Jugosllavisë.

Këtij postimi u janë bashkangjitur 4 fotografi, por që njëra ndër to nuk paraqet imazh nga fushata ajrore e aleancës së NATO-s ndaj ushtrisë serbe (atëherë jugosllave). Ne fakt ky imazh paraqet luftën në Irak, në vitin 2003.

Vegëza e postimit në profilin e Misionit rus në OSBE në Twitter:


Postimi i misionit rus në OSBE i përkthyer në shqip:

#Volgarev: Krimet të ushtrisë amerikane dhe të NATO-s, të cilët shpalosën agresionin e armatosur kundër Jugosllavisë 24 vjet më parë, nuk do të harrohen kurrë. Kjo tragjedi do të jehojë gjithmonë në zemrat e patriotëve serbë dhe të njerëzve të tyre të një mendjeje.


Pas hulumtimit përmes makinave të kërkimit, hibrid.info ka gjetur këtë fotografi që tregon imazhe nga shpërthimet në Bagdad (Irak) në vitin 2003, e publikuar në mediumet amerikane si “CNN” (fotografia numër 3) dhe “MSN.com” (fotografia numër 3). (shih këtu dhe këtu)


Nuk është hera e parë që fotografia e njëjtë pretendohet të paraqitet si imazh i fushatës ajrore të NATO-s në vitin 1999.

Gjatë vitit të kaluar (2022), me të njëjtën fotografi, misioni rus i OSBE-së kishte përkujtuar 23 vjetorin e fushatës ajrore të NATO-s. (shih këtu trajtimin e bërë nga hibrid.info)


Analiza:

Misioni rus në OSBE në llogarinë zyrtare në Twitter ka publikuar një imazh ku shihet momenti i disa bombardimeve, të cilin është munduar ta paraqesë se i takon fushatës ajrore të NATO-s në vitin 1999.

Por, pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është arritur të vërtetohet se kjo fotografi i takon vitit 2003 dhe ka ndodhur në Irak.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim të ambasadës ruse si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere