Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Publikohet lajm i vjetër me titull të rremë

HIBRID

Portali i dyshimtë në gjuhën shqipe “newsamar26.com” ka publikuar një artikull me titull të rremë, duke pretenduar se presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka thënë se “do ta pranojmë Kosovën si shtet, atëherë kur kryeministër i saj do të jetë një serb”.

Kjo u vërtetuar pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, duke qenë se titulli i këtij artikulli nuk përputhej me përmbajtjen.

Gjithashtu, lajmi është i vjetër i cili u publikua në janar të këtij viti dhe ka të bëjë me një deklaratë të presidentit serb, i cili atëkohë ishte shprehur se beson se do të ketë vazhdim të dialogut dikur, përkundër deklaratave, siç ishte shprehur, jo përgjegjëse si ajo e krijimit të “Shqipërisë së madhe”, që vijnë nga politikanët shqiptar.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “newsamar26.com”:

https://newsamar26.com/2021/12/13/vuciq-do-ta-njohim-kosoven-nese-kryeministri-i-kosoves-do-te-jete-serb/?fbclid=IwAR2oPyAjJ1klpD7vW3DxubYwIp71Gs0IoRIIg5jawglckmeQS8UeuFJIxcw
https://newsamar26.com/2021/12/13/vuciq-do-ta-njohim-kosoven-nese-kryeministri-i-kosoves-do-te-jete-serb/?fbclid=IwAR2oPyAjJ1klpD7vW3DxubYwIp71Gs0IoRIIg5jawglckmeQS8UeuFJIxcw

I njëjti artikull me titull të rremë është shpërndarë edhe në Facebook nga faqja “Gazeta Aktive”, e cila ka arritur që në këtë postim të grumbullojë numër të madh reagimesh e komentesh.

https://www.facebook.com/GazetaAktive/posts/275369391299752


Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, është gjetur artikulli autentik i publikuar në gjuhën shqipe dhe në kohë reale nga portali “botasot.info”.

Vegëza e artikullit të publikuar në “botasot.info”:https://www.botasot.info/lajme/1494474/cartet-vuciq-ne-do-mbeshtesim-popullin-serb-ne-kosove-dhe/


Analiza:

Portali i dyshimtë “newsamar26.com” ka publikuar një artikull të vjetër të cilin është munduar ta paraqesë si aktual duke i vënë titull të rremë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere