Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Deklarata e vjetër Kurtit për zhvillimet në veri të Kosovës, pretendohet të paraqitet si aktuale

FESTIM RIZANAJ

Disa faqe në Facebook kanë postuar një artikull dje (2 prill) me titull “Kurti: Serbët në veri mund të ngritin barrikada dhe të sulmojnë Policinë përsëri”.

Artikulli i postuar nga këto faqe në Facebook është publikuar më 14 shkurt nga portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “freshnews201.com”. (këtu)

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në artikull dhe, pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, është vërtetuar se ky artikull është i vjetër, i publikuar në media më 13 shkurt, atëkohë kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e kishte bërë këtë deklaratë pas shkatërrimit të laboratorëve të drogës në veri të Kosovës.

Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga faqet “Gazeta ALB” dhe “Albini për Kosovën”:

Kurti: Serbët në veri mund të ngritin barrikada dhe të sulmojnë Policinë përsëri
Kurti: Serbët në veri mund të ngritin barrikada dhe të sulmojnë Policinë përsëri

Pas hulumtimit përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në kohë reale (13 shkurt) nga disa mediume në gjuhën shqipe. (këtu, këtu)

Përderisa deklarata e mësipërme është bërë pas shkatërrimit të laboratorëve të drogës në veri të Kosovës, faqet e ndryshme në Facebook duke e ri-publikuar janë munduar ta paraqesin këtë deklaratë të vjetër të Kurtit si aktuale duke lënë hapësirë të kuptohet si të ndërlidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit ku u sulmuan zyrtarët policor në veri të Mitrovicës.

Pra, deklarata është e nxjerrë jashtë kontekstit të zhvillimeve, për të cilën është bërë.

Kryeministri Kurti, gjerë më tani nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me sulmin ndaj zyrtarëve policor në veri të Mitrovicës.


Analiza:

Deklarata e vjetër e kryeministrit Kurti se “Serbët në veri mund të ngritin barrikada dhe të sulmojnë Policinë përsëri”, është ri-publikuar si aktuale.

Përderisa deklarata e mësipërme është bërë pas shkatërrimit të laboratorëve të drogës në veri të Kosovës, faqet e ndryshme në Facebook duke e ri-publikuar, kanë lënë hapësirë të kuptohet si ndërlidhur me zhvillimet e fundit në veri të vendit, ku u sulmuan zyrtarët policor në veri të Mitrovicës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info vlerëson këtë artikull si “dezinformatë”.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere