Të fundit | Sa u realizuan pesë vendimet e para të premtuara nga LVV gjatë fushatës së… Të fundit | “Sondazhet” në media sociale: Krijimi i një realiteti të rremë para zgjedhj… Të fundit | Instrumentalizimi ruso-serb i Kosovës në diskursin gjeopolitik dhe ripërsër… Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”…
[ ARTIKULLI ]

Në titull nuk saktësohet se ngjarja ka ndodhur në Xhamajka

HIBRID

Portali informativ “Gazeta-shqip.com” ka publikuar dje (3 tetor) një artikull me titull “E RËNDË/ Konsumuan karamele me kanabis, mbi 60 nxënës përfundojnë në spital”.

Titulli konsiderohet si përgjithësues, ngaqë pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, “Hibrid.info” ka vërtetuar se titulli nuk e sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja në fjalë.

Lajmi qartësohet në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit, kur thuhet se, “Më shumë se 60 nxënës të një shkolle fillore kanë përfunduar në spital në Xhamajka, pasi hëngrën karamele të mbushura me kanabis.”.

Fakti që portali informativ është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtja e ofruar nga ky portal është në gjuhën shqipe, titulli lë hapësirë për interpretim se ngjarja ka ndodhur në hapësirat shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “gazeta-shqip.com”:

https://gazeta-shqip.com/bota/e-rende-konsumuan-karamele-me-kanabis-mbi-60-nxenes-te-perfundojne-ne-spital/?fbclid=IwAR1Z_7xTHhwgjJTzGNe0c82ibc-U9z2XsrTRHKW6yfSxH7mQCnCq1KdXzFg


Po ashtu Hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar edhe nga media të huaja, të cilat kanë njoftuar për ngjarjen e ndodhur në Xhamajka. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portali informativ “gazeta-shqip.com” ka publikuar një artikull në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Xhamajka, por që në titull nuk sqarohet se për cilin shtet bëhet fjalë.

Prandaj edhe bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere