Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Oxhaku i Termokosit nuk është ndriçuar me ngjyrë të gjelbër për nder të Ramazanit

FATBARDH DEMA

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë në faqen zyrtare në Facebook me datë 2 prill ka postuar disa fotografi në të cilat shihet oxhaku i ngrohtores së qytetit në Prishtinë, i ndriçuar me ngjyrë të gjelbër.

Me anë të këtyre fotografive, faqja e lartcekur ka ngritur pretendimin se “Pas zbukurimeve të disa rrugëve për Ramazan, Komuna e Prishtinës për nder të Ramazanit ndriçon me të gjelbër ngrohtoren e qytetit”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se oxhaku i ngrohtores së qytetit në Prishtinë nuk është ndriçuar me ngjyrë të gjelbër për nder të muajit të Ramazanit, siç pretendon Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Këshilli i Bashkësisë Islame – Prishtinë”:

https://www.facebook.com/kbislameprishtine/posts/pfbid02YCQrygCtnebD7LCR21EhJnqjCtt4RE29cjN5FG2zWz8gL4JGA4azQd7i7ULgw44hl


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit dhe mediave sociale, hibrid.info ka vërtetuar se ngrohtorja e qytetit “Termokos” në faqen zyrtare të saj në Facebook me datë 3 prill ka publikuar fotografinë e oxhakut të saj të ndriçuar me ngjyrë të gjelbër, në të cilën ka vënë mbishkrimin “E ardhmja është e gjelbër ☘️”.

Pra, duke u bazuar në këtë postim të Termokosit, bëhet e qartë se oxhaku i saj nuk është ndriçuar për nder të muajit të Ramazanit.

Vegëza e postimit të Termokosit në faqen zyrtare në Facebook:

https://www.facebook.com/NgrohtorjaTermokos/posts/pfbid021RbFoUaASbWCVtTpAGKPQntCVB8sA7TYAbVxq8wBvJEyx3BTATxeA6L44eeqpJwul


Analiza:

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prishtinë, ka ngritur një pretendim të pasaktë, duke e cilësuar ndriçimin me ngjyrë të gjelbër të oxhakut të ngrohtores së qytetit në Prishtinë, si shkak i muajit të Ramazanit.

Ndërsa vetë ngrohtorja e qytetit “Termokos” në faqen zyrtare të saj në Facebook ka publikuar një imazh të oxhakut të saj me ngjyrë të gjelbër, duke i vënë mbishkrimin “E ardhmja është e gjelbër”, duke lënë të kuptohet se ndriçimi nuk është bërë për nder të muajit të Ramazanit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere