[email protected]
Zotim për thellim të marrëdhënieve nga shtetet e pretenduar për çnjohje nga Vuçiq
shape
shape
shape

Përfaqësuesit diplomatik të disa prej shteteve që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pretendoi se e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, janë zotuar për thellim të raporteve. Këto zotime janë bërë nga diplomatët e 6 prej 9 shteteve (Somalia, Burkina Faso, Gabon, Estwatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Saint Lucia dhe Maldivet), për të cilat Vuçiq, në mbrëmjen e 4 janarit, në paraqitjen vjetore për të prezantuar të arriturat e Serbisë, tha se e kanë tërhequr njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Përfaqësuesit diplomatik të 6 shteteve (Somali, Libi, Eswatini, Gaboni,  Guinea dhe Maldive), në takime me ambasadorë dhe diplomatë kosovarë, përkundër pretendimit të Vuçiqit për çnjohje, ata shprehën vullnetin për thellim të marrëdhënieve dypalëshe.

Hibrid.info ka trajtuar kohë më parë edhe pretendimin e pa argumentuar të Vuçiqit, të bërë në paraqitjen e tij të 4 janarit (këtu).

Pretendimet e Vuçiqit kanë zënë vend në mediat në gjuhën serbe në datën 4 janar.

Vegëzat e artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

https://www.alo.rs/vesti/politika/711437/povlacenje-priznanja-vucic-kosovo/vest

https://www.novosti.rs/vesti/politika/1188789/devet-zemalja-povuklo-priznanje-tzv-kosova-vucic-otkrio-spisak-drzava-njemu-libija

Pjesë të artikujve të publikuar në mediat në gjuhën serbe:

PRESIDENTI i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar sfida të vështira në lidhje me Kosovën dhe Metohinë dhe ka renditur vendet që kanë tërhequr njohjen e të ashtuquajturës Kosovë.

Ne nuk kemi provokuar askënd, përveç nëse dikush e konsideron provokim që ne të respektojmë Kushtetutën tonë dhe të mbrojmë qytetarët. Ne nuk bëmë asnjë incident, asnjë lëvizje të vetme të gabuar. Ne nuk mund t’u bëjmë ballë fuqive të mëdha, ne jemi të vegjël, Gjermania, Amerika dhe Evropa janë të mëdha… Ne jemi të vegjël, por sot siç janë gjërat në botë, 106 shtete nuk e njohin Kosovën. Të 84 e pranojnë pa mëdyshje se tre vende nuk janë të pastra. Nëntë janë tërhequr: Somalia, Burkina Faso, Gaboni, Eswatini, Libia, Guinea, Antigua dhe Barbuda, Shën Lucia, Maldivet – tha Vuçiq.


Përderisa presidenti Vuçiq bëri pretendim (për çnjohjen e Kosovës nga 9 shtete) por pa ofruar informacione apo fakte zyrtare (nota diplomatike) për ta mbështetur pretendimin e tij. Në anën tjetër, diplomacia kosovare, përmes Ministrisë së Jashtme dhe Diasporës (MPJD) dhe misioneve diplomatike, janë shprehur se nuk është vërtetuar një pretendim i tillë pas bisedave me përfaqësuesit e shteteve, dhe kanë publikuar takimet me përfaqësues diplomatik të disa prej këtyre shteteve, me zotimet për thellim të marrëdhënieve dypalëshe.

Nga MPJD (5 janar) kanë deklaruar se nuk ka ndonjë njoftim në institucionet zyrtare diplomatike të Kosovës për tërheqjen e njohjeve të Kosovës.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, njofton që nuk ka ASNJË njoftim në MPJD dhe as në misionet e Republikës së Kosovës, rreth pretendimeve të djeshme të presidentit serb se disa shtete paskan tërhequr njohjen. Një pretendim i tillë nuk është vërtetuar as pas bisedave me përfaqësues në nivele të ndryshme të këtyre shteteve, por as pas konsultimit me partnerët e rëndësishëm të vendit tonë.” (këtu)

Krahas, MPJD-së edhe përfaqësuesit diplomatik të Kosovës, këtyre ditëve kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit e shteteve të Somalisë, Libisë, Eswatinit, GabonitGuinesë dhe Maldiveve.

Takimet u zhvilluan në nivelin e thellimit të zhvillimit të bashkëpunimit ndërshtetëror dhe vazhdimin e marrëdhënieve bilaterale.

Krahas kësaj, Hibrid.info, ka hulumtuar në ueb-faqet zyrtare të ministrive të punëve të jashtme të shteteve të cekura si tërheqëse të njohjes së Kosovës dhe nuk ka gjetur ndonjë informacion apo deklaratë publike rreth tërheqjes së njohjes së Kosovës si shtet i pavarur. (ueb-faqet e ministrive të jashtme të SomalisëBurkina FasosGabonitEswatini apo SuazilanditLibisëGuinesëAntiguas dhe BarbudasShën Luciasdhe Maldiveve)


Analiza:

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk ofron informacione zyrtare diplomatike (nota diplomatike) për të vërtetuar pretendimet e bëra, për tërheqje të njohjeve.

Po ashtu, MPJD ka bërë të ditur se nuk ka ndonjë njoftim në institucionet zyrtare diplomatike të Kosovës për tërheqjen e njohjeve.

Përfaqësuesit diplomatik të Kosovës, këtyre ditëve kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit e shteteve të Somalisë, Libisë, Eswatinit, Gabonit,  Guinea dhe Maldiveve, në nivelin e thellimit të zhvillimit të bashkëpunimit ndërshtetërorë dhe vazhdimin e marrëdhënieve bilaterale.

Krahas kësaj, Hibrid.info, ka hulumtuar në ueb-faqet zyrtare të ministrive të punëve të jashtme të shteteve të cekura si tërheqëse të njohjes së Kosovës dhe nuk ka gjetur ndonjë informacion apo deklaratë publike rreth tërheqjes së njohjes së Kosovës.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info pretendimet e presidentit serb i vlerëson si “dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Share With Others