Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Titulli dhe fotografia nuk e bëjnë të qartë vendndodhjen e ngjarjes

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (16 prill) një artikull me titull “Raportohet për 6 të vrarë dhe 20 të plagosur”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull, ku është vërtetuar që titulli nuk e qartëson lajmin dhe vendndodhjen e kësaj ngjarje.

Lajmi bëhet i qartë vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Një tjetër ngjarje e rëndë me armë ka ndodhur në SHBA, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Përveç titullit jo sqarues, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të paraqitet shiriti i policisë në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqipfolës.

Duke pas parasysh se portali i lartcekur është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/671865/raportohet-per-6-te-vr-are-dhe-20-te-pl-agosur/?fbclid=IwAR0b6z_ZZYEp8TOFv76jVMP3VM3JwdfytUzzIl9qq07PhSP5P0mnykMWFX0

Screenshot i artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”

Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në SHBA, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa mediume të huaja të cilat kanë raportuar në lidhje me këtë ngjarje. (shih këtu dhe këtu)

Në këto mediume të huaja shihet se është raportuar për 4 persona të vrarë dhe 28 të plagosur gjatë një feste ditëlindje, e jo 6 të vrarë e 20 të plagosur, siç pretendohet nga portali “Kosova-sot.info”.

Screenshot i artikullit të publikuar në mediumet e huaja “ABCNews” dhe “Reuters”

Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje, ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se rasti në fjalë ka ndodhur në Alabama të SHBA-ve.

Përveç titullit përgjithësues, artikulli përmban edhe fotografi jo adekuate, pasi në të shfaqet shiriti i policisë në të cilin shkruan shqip “SKENE KRIMI MOS KALO”, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në ndonjë vend shqipfolës

Ky portal informativ i cili vepron në Kosovë dhe lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere