Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia dhe titulli lënë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar dje (21 prill) një artikull me titull “Pas një hetimi disa mujor 8 persona arr’estohen”.

Hibrid.info ka verifikuar faktet e paraqitura në këtë artikull, ku është vërtetuar që titulli nuk e qartëson lajmin dhe vendndodhjen e kësaj ngjarje.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku thuhet se “Antimafia italiane pas një hetimi disa mujor ka bërë të mundur shkatërrimin e një bande të trafikut të drogës”.

Përveç titullit jo sqarues, edhe fotografia e vendosur në këtë artikull nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi në të shihet një pjesë e uniformës së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Duke pas parasysh se portali i lartcekur është i regjistruar në Kosovë (shih këtu) dhe shumicën e lexuesve i ka shqipfolës (shih këtu), kjo mund t’i dezinformojë lexuesit se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/672563/pas-nje-hetimi-disa-mujor-8-persona-arr-estohen/?fbclid=IwAR1vD-reIjSdX3vtrY1JzL_UT78WjBapagtOhajf-88DWVKpWJCz6nEh424


Në imazhin e paraqitur në këtë artikull, në uniformën e pjesëtarit të policisë vërehet logoja e Policisë së Kosovës (këtu), që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë. (shih fotografinë më poshtë)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se ngjarja ka ndodhur në Itali, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në mediumin italian “iltirreno.it”, i cili ka raportuar në lidhje me këtë ngjarje. (shih këtu)

Screenshot i artikullit të publikuar në mediumin italian “iltorreno.it”

Analiza:

Në titullin e artikullit të publikuar nga “Kosova-sot.info” nuk sqarohet se në cilin shtet ka ndodhur kjo ngjarje, ndërsa lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se rasti në fjalë ka ndodhur në Itali.

Përveç titullit përgjithësues, artikulli përmban edhe fotografi jo adekuate, pasi në të shihet një pjesë e uniformës së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, që lë të kuptohet se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Ky portal informativ i cili vepron në Kosovë dhe lexuesit parësor i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Prandaj, mosdhënia e informacioneve për vendin se për ku bëhet fjalë, ky lajm shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit e vet, duke i bërë të mendojnë se ngjarja ka ndodhur në Kosovë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere