Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Pretendimi se “pritet të ketë mbyllje të lokaleve”, është i pavërtetë

HIBRID

Mediumi online “Demokracia.com” ka publikuar një artikull me titull “Diskutohen masat e reja, pritet mbyllja e lokaleve”.

Hibrid.info pasi ka verifikuar faktet në këtë artikull, ka vërtetuar se titulli nuk përputhet me përmbajtjen.

Në tekst nuk përmendet asnjëherë për mundësinë e mbylljes së lokaleve, por vetëm një deklaratë e ministrit të Shënetësisë, Rifat Latifi, i cili në një adresim për media, pas mbledhjes së Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë, ka thënë se masat do të rishikohen dhe se ende janë duke u diskutuar.

Ai s’ka dhënë detaje nëse gjithçka do të mbyllet në orën 22:00, siç ishte raportuar më herët.

Pjesë nga artikulli i publikuar në “Demokracia.com”:

Nga objekti i Qeverisë të enjten në mëngjes pas mbledhjes janë parë duke dalë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ai i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi.

Ky i fundit në një adresim për medie pas takimit ka thënë se masat do të rishikohen dhe se ende janë duke u diskutuar, raporton EO.

Ai nuk ka dhënë detaje duke thënë se kanë diskutuar të mbyllen lokalet në orën 22:00.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Demokracia.com”:

https://demokracia.com/diskutohen-masat-e-reja-pritet-mbyllja-e-lokaleve/?fbclid=IwAR0a4DhrJhv9rkmx7_NxOYmXbGqZY8J6MKumgWHRb9YH2N1J4IyUPS-l7ZE


Pra, ministri Latifi nuk ka dhënë detaje duke thënë se kanë diskutuar të mbyllen lokalet në orën 22. Ndërsa në titullin e vendosur nga “Demokracia.com” pretendohet se do të ketë mbyllje të lokaleve.


Analiza:

Portali “Demokracia.com” ka publikuar një deklaratë të ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili pas mbledhjes së Komitetit për koordinim dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19 në Kosovë, ka thënë se masat anti-Covid do të rishikohen.

Ai nuk ka dhënë detaje duke thënë se kanë diskutuar të mbyllen lokalet në orën 22. Por, “Demokracia.com” në këtë artikull të publikuar ka vendosur titullin se pritet mbyllja e lokaleve, duke lënë të kuptohet se ato do të mbyllen tërësisht, e jo shkurtim i orarit të punës.

Pas analizës së kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, Hibrid.info e ka vlerësuar këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere