Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se ish-presidenti Thaçi ka pësuar sulm në zemër

FATBARDH DEMA

Llogaria në TikTok me emrin “lumjanana009” ka publikuar sot (26 prill) një video-material të shkurtër (15 sekonda) me imazhin e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në të cilën ka vënë mbishkrimin “SULUM NE ZEMER PRESIDENTI THAQI DJE O ZOT NDIHMOJ SHERIM TE SHPEJT”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim i bërë nga llogaria e lartcekur, është i rremë.

Kjo u vërtetua pasi një njoftim i tillë nuk është gjetur në asnjë medium kredibil në Kosovë, apo nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), subjekt politik ky që dikur udhëhiqej nga Thaçi.

Gjithashtu, njoftim rreth gjendjes shëndetësore të Thaçit nuk është gjetur as në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, nga e cila ish-presidenti po akuzohet për krime lufte.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “lumjanana009”:

https://www.tiktok.com/@lumjanana009/video/7226284113714564379

Ky video material deri në publikimin e këtij artikulli ka arritur të grumbullojë afër 5 mijë shikime. (shih fotografinë më poshtë)


Në ueb-faqen zyrtare të Gjykatës Speciale në rubrikën e lajmeve, nuk ka asnjë njoftim gjatë ditëve të fundit në lidhje me ish-presidentit Thaçi. Njoftimi i fundit që ndërlidhej me emrin e ish-presidentit është publikuar më 2 prill. (shih këtu)

Ndërsa, në ueb-faqen zyrtare të PDK-së, artikulli i fundit që përmend emrin e Thaçit është publikuar më 24 prill, atë ditë kur ish-presidenti kishte ditëlindjen. (shih këtu)


Analiza:

Llogaria “lumjanana009” në TikTok ka pretenduar rrejshëm sot (26 prill) se ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka pësuar sulm në zemër. Por, ky pretendim rezultoi të jetë i rremë, pas konsultimit me burimet zyrtare kredibile që mund të japin informacione për ish-Presidentin Thaçi, siç mund të jenë kanalet online të Gjykatës Speciale, PDK-së apo ndonjë mediumi kredibil. Pra, nuk u gjet asnjë njoftim zyrtar që përmban një pretendim të tillë.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere