[email protected]
Nuk paraqitet mundësi votimi online për fituesin e BBVA
shape
shape
shape

Portali i dyshimtë me përmbajtje në gjuhën shqipe “sot-news.com” ka publikuar mw 30 prill një artikull me titull “Votoni/ Cili doni të jetë fituesi i ‘Big Brother VIP’?”.

Në fotografinë e këtij artikulli janë shfaqur portretet e katër kandidatëve nga spektakli televiziv (reality show) Big Brother Vip Albania.

Në përmbajtje të këtij artikulli nuk shfaqet asnjë opsion për të votuar, siç pretendohet rrejshëm me anë të titullit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin e dyshimtë “sot-news.com”:

http://sot-news.com/?p=30501&fbclid=IwAR0fSOanc2CFUVXae4dg2oQ9RWk5VAMGmtuCHvIYCTipd8oKAcUvbj9U_lc


Ky artikull i publikuar është shpërndarë edhe në median sociale në Facebook nga faqet “Sot News” dhe “Luiz Ejlli”. (shih këtu dhe këtu)


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është marrë nga portali “xing.al”, i cili ka realizuar një sondazh, ku lexuesit mund të votojnë se cilin nga kandidatët duan ta shohin si fitues të “Big Brother Vip Albania”. (shih këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se votimi përmes këtij sondazhi nuk merret parasysh nga spektakli televiziv “BBVA”, e tregon edhe njoftimi i bërë përmes llogarisë zyrtare të këtij “reality show” në Instagram, i publikuar tre ditë më parë (30 prill). Mundësitë që publiku të votojë për personat e favorizuar në këtë spektakël televiziv, janë përmes mesazheve (sms) nga telefoni, si dhe aplikacionit “my Vodafone”. Ndërsa për personat që gjenden jashtë Shqipërisë mund të votohet në linkun www.voto.top-channel.tv. (shih këtu)


Analiza:

Portali i dyshimtë “sot-news.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se në përmbajtje gjendet mundësia për të votuar për fituesin në spektaklin televiziv “Big Brother Vip Albania”.

Në përmbajtje nuk ofrohet asnjë mundësi që publiku të votojë për banorin fitues të këtij spektakli.

Bazuar në hulumtimin e kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se mundësitë që publiku të votojë për të zgjedhur fituesin në këtë spektakël televiziv, janë përmes mesazheve (sms) nga telefoni, si dhe aplikacionit “my Vodafone”. Ndërsa për personat jashtë Shqipërisë mund të votohet në linkun www.voto.top-channel.tv.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Share With Others