Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Video-materiali i realizuar në Algjeri paraqitet si i konfliktit aktual ndërmjet Hamasit dhe Izraelit

HIBRID

Faqja në Facebook me emrin “The Reis” ka publikuar me datë 8 tetor një video-material në të cilën shihen flakë të kuqe dhe fishekzjarre që lëshohen nga çatitë.

Këtij video-materiali, faqja e lartcekur i ka vënë mbishkrimin “Vazhdojnë përleshjet e armatosura në Rripin e Gazës”.

Kontrolluesit e fakteve nga Reuters e kanë verifikuar këtë video duke përdorur imazhet satelitore, dhe kanë konfirmuar se ajo është realizuar në Algjeri. (shih këtu)


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “The Reis”:

https://www.facebook.com/watch/?v=2586398781537612


Pas kontrollit të fakteve të kryer nga Reuters, vërtetohet se videoja është marrë nga një ndërtesë banimi (këtu) me pamje nga jugu në Rue Lahcen Mimouni, Algjer (këtu). Rrethrrotullimi, i dukshëm (0:00), përputhet me Place Al Mokrani (këtu). Billbordi dhe ndërtesa e madhe në sfond (0:01, 0:05, 0:14) përputhen respektivisht me Rue Lahcen Mimouni dhe ndërtesën Centrale Syndicale (këtu). Billbordi është kapur gjithashtu në Google Street View. (shih këtu)


Në anën e majtë, pamjet tregojnë një rrugë të drejtë (0:03) që përputhet me Rue Mada Mohamed (këtu), dhe në pjesën djathtas dy ndërtesa dhe një kryqëzim (0:08) që përputhen me Place d 1er Mai dhe Rue Mohamed Belouizdad. (shih këtu)


Analiza:

Faqja “The Reis” në Facebook ka publikuar një video-material të realizuar në Algjeri, me pretendimin se e njëjta tregon pamjet gjatë përleshjeve të armatosura që po ndodhin aktualisht ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.

Ky postim i publikuar nga kjo faqe vlerësohet si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere