Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Vlera e një kafe të konsumuar nga Mihali, Murati e Muja nuk ishte 5 euro

HIBRID

Mediumi në gjuhën shqipe “Paparaci.com” ka publikuar një artikull me titull “’Premtuan barazi’ – Mihali, Murati e Muja paguan pesë euro për një kafe”.

Sipas këtij artikulli, Dejona Mihali, Hekuran Murati dhe Armend Muja, zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë parë në shoqërinë e njëri tjetri duke konsumuar kafe me vlerë prej 5 eurosh.

Megjithatë, në përmbajtje nuk shfaqen dëshmi për vlerën dhe çka është konsumuar nga të lartë-përmendurit.

Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Paparaci.com”:

https://paparaci.com/339729/premtuan-barazi-mihali-murati-e-muja-paguan-pese-euro-per-nje-kafe/?fbclid=IwAR04_ElYY3myCgQOUxiXYSBKAarY2VWmvenjkiPDij4bnYVspJnqBRfNCJE


Pretendimi i ngritur në artikullin e “Paparaci.com” është i gjeneralizuar dhe në përmbajtje nuk ofrohen fakte që mbështesin këtë pretendim si të tillë, qoftë si dëshmi të çmimit të produktit të përmendur apo edhe fakte që dëshmojnë se çka është konsumuar nga zyrtarët e Vetëvendosjes.

Pjesë nga artikulli i “Paparaci.com”:

 “E gjatë ditës së sotme, Mihali është parë duke pirë kafe me ministrin e Financave Hekuran Murati dhe deputetin Armend Muja në në një prej hoteleve më luksoze të Kosovës, “Swiss Diamond”.

E një kafe në “Swiss Diamond”, kushton hiç më pak se 5 euro, vendi ku u panë Mihali, Murati e Muja”.

Hibrid.info ka hulumtuar dhe, përmes një komunikimi me “Swiss Diamond Hotel Prishtina“, ka arritur të marrë konfirmimin zyrtar se çmimet që varijojnë për llojet e kafeve në këtë hotel. Çmimet e kafeve në këtë hotel janë nga 1 euro e 70 cent, që është çmimi më i ulët e që përfshin kafetë si American Coffee, Decaffeinated Coffee dhe Espresso deri në 3 euro, aq sa kushton një çokollatë e nxehtë me shllak ëmbëlsire, që është edhe çmimi më i lartë për një kafe në këtë hotel.

Shih foton:

Po ashtu hibrid.info ka gjetur edhe një video-material në Youtube, në kanalin zyrtar të mediumit “Nacionale.com”, me titull “Miti i pushtetshëm: Sa kushton një kafe në hotelin e Behgjet Pacollit?”, ku tregohet për çmimet e kafesë në këtë hotel. (shih këtu)


Analiza:

Në artikullin e “Paparaci.com” nuk ofrohen fakte mbi pretendimin e ngritur, se zyrtarët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë konsumuar kafe me vlerë prej 5 eurosh, siç pretendohet se është çmimi i saj në “Swiss Diamond Hotel Prishtina”. Gjithashtu, pretendimi se është konsumuar kafe me vlerë prej 5 eurove, është demantuar edhe nga vetë përfaqësues të këtij hoteli.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere