[email protected]
Narrativi zyrtar dhe medial serb mbi zbatimin e vendimit për targat RKS
shape
shape
shape

Siç ishte paraparë, afati i regjistrimit të veturave me targa të vjetra në ato RKS do të përfundonte me 1 nëntor.

Përkundër faktit që ndërkombëtarët kërkuan nga Kurti që ky vendim për zbatim të shtyhet për 10 muaj, Kurti nuk iu përgjigj në mënyrë pozitive kësaj thirrjeje dhe vendosi një plan me tri faza për zbatimin e këtij vendimi.

Qeveria e Kosovës ka shpalosur një plan për çështjen e targave që lëshohen nga Serbia, që do të zbatohet në disa faza. Plani parasheh që nga 21 prilli i vitit të ardhshëm “të hiqen” të gjitha targat që nuk janë RKS – Republika e Kosovës.

“I ndarë në tre etapa dhe shkallë, zbatimi fillimisht nisë me masën e dhënies së vërejtjes deri më 21 nëntor. Pastaj me masën e gjobitjes nga 21 nëntor 2022 deri më 21 janar 2023. Nga 21 janari 2023 deri më 21 prill 2023 do të vendosen targat provuese për veturat me targa ilegale. Ndërkaq pas datës 21 prill të vitit 2023, nuk do të lejohet qarkullimi i veturave me targa ilegale.” (këtu)


Në mediumet serbe reagimet ndërlidhur me zbatimin e vendimit për targa kanë nisur me një artikull të publikuar nga mediumi serb “Alo.rs” (26 nëntor), ku thirrjen e Kurtit për regjistrimit të veturave me targa RKS e interpreton me pretendimin se “Kurti po kërkon luftë”. (këtu)


E përditshmja serbe “Novosti” ka publikuar një artikull më 17 nëntor duke shtruar pyetjen në titull se “Çfarë fshihet pas planit për targa”, dhe duke iu përgjigjur me deklaratën e presidentit serb Vuçiq. Në paraqitjen e tij, Vuçiq bëri një pretendim të pabazë se “pas planit të regjistrimit të automjeteve me targa RKS… fshihet përpjekja për dëbimin dhe moslejimin e kthimit të serbëve në Kosovë”. (këtu)


Më 28 nëntor, e përditshmja “Novosti” publikoi një artikull për plan të zbatimit të vendimit për targa, duke e interpretuar si plan për rrëmbimin e veturave të serbëve që nuk i kanë regjistruar me targa RKS dhe arrestimin e atyre që e kundërshtojnë këtë veprim. Artikulli përmend planin për zbatim, ku gjoja Albin Kurti po përgatitet seriozisht të provokojë përplasje të përgjakshme me serbët në veri të Kosovës pas 1 nëntorit. (këtu)


Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq (më 28 tetor), zbatimin e vendimit për targa e interpreton me pretendimin se “kryetari i institucioneve të përkohshme në Prishtinë, Albin Kurti, ka përgatitur ferrin për serbët që nga 1 nëntori” dhe thotë se ai dhe “i forti i tij” Besnik Bislimi kanë ëndërruar për përshkallëzimin e krizës në veri prej muajsh. (këtu, këtu, këtu)


Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq (31 tetor), gjatë një interviste për Radiotelevizionin e Serbisë (RTS), vendimin për regjistrimin për targa e interpreton si “kërkesë për dëbimin e serbëve” pa ofruar ndonjë fakt konkret për këtë. Deklarata e Petkoviq zuri vend në mediat serbe (Kurir dhe N1) me titull, “me vendimin për regjistrim, Kurti kërkon të dëbojë serbët nga Kosova”. (këtu)


Shpalosjen e planit për çështjen e targave nga ana e Qeverisë së Kosovës në mediat serbe u interpretua si kërcënimi i fundit i Prishtinës zyrtare, para zbatimit të këtij plani. (këtu, këtu, këtu)


Më 1 nëntor filloi zbatimi vendimit për targa në tre faza të parapara, ku në fazën e parë do të aplikohej forma qortuese (paralajmërim) ndaj atyre që nuk i kanë regjistruar veturat me targa RKS.

Në media serbe u krijua narrativi se sot fillon realizimi i plani të ferrit për serbët nëpërmjet së cilës synohet “shpërngulja e serbëve ose pranimi i shtetit të Kosovës”. (këtu)


U publikua lajmi i parë në të cilin Policia e Kosovës ka dhënë qortimin e parë për regjistrimin të veturave në RKS. Ky lajm bëri jehonë në media serbe dhe në titujt e artikujve në lidhje me këtë lajm u krijua narrativi se “filloi terrori në Kosovë”. (këtu, këtu, këtu)


Për fund, zbatimi i vendimit për regjistrimin e veturave më targa RKS në faza dhe mos shtyrja e propozuar nga shtetet Perëndimore është përcjellë më një narrativë të caktuar nga ana e zyrtarëve dhe mediave serbe.

Thirrja e Kurtit për regjistrim të veturave me targa RKS, nga mediat serbe u interpretua se “Kurti po kërkon luftë”. Presidenti serb Vuçiq pretendoi se, pas planit të regjistrimit të automjeteve me targa RKS… “fshihet përpjekja për dëbimin dhe moslejimin e kthimit të serbëve në Kosovë”. Edhe Petkoviq pretendon se nëpërmjet këtij plani Kurti “ka përgatitur ferrin për serbët që nga 1 nëntori” me qëllim “dëbimin e serbëve”.

Me fillimin e zbatimit të vendimit për targa, në media serbe u servua narrativi se filloi realizimi i planit të ferrit për serbët nëpërmjet së cilës synohet “shpërngulja e serbëve ose pranimi i shtetit të Kosovës. Për shqiptimin e qortimit të parë nga Policia e Kosovës në mediat serbe zuri vend narracioni se “filloi terrori në Kosovë”.

Share With Others