Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Nga titulli mund të kuptohet se deklarata është bërë nga kryeministri Kurti

HIBRID

Disa media kanë publikuar artikuj me tituj si “Kurti: Mërgim Lushtaku më shau nënën” dhe “Kurti: Mërgim Lushtaku e shau nënën time sot, i dhimben veç pronat e babës. Kosovën e ka dorëzu moti”.

Në të dy artikujt e verifikuar nga hibrid.info, është vërtetuar se mos saktësimi i personit deklarues në titull si dhe mungesa e fotografive, e bën të pa qartë se nga kush janë bërë deklaratat.

Me anë të këtij titulli të përdorur në këta artikull, autori duket që ka lënë të kuptohet se bëhet fjalë për kryeministrin Albin Kurti, ndërsa në përmbajtje bëhet e ditur se deklarata është bërë nga deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti.


Vegëza e artikullit të publikuar në agjencinë e lajmeve “Ekonomia Online”:


Vegëza e artikullit të publikuar në Facebook nga portali informativ “Kosova Sot”:

https://www.facebook.com/kosovasotnr1/posts/pfbid0DDQu1QfTNtL89zRwN6FEfpMgiUBwHysM3DzJ9RJxrMTMhmkCrRNZ9Wi58obyqWdxl


Në artikullin e “Ekonomia Online”, mungon fotografia e personit deklarues, derisa deklarata specifikohet vetëm në përmbajtje kur thuhet se “Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Tinka Kurti, ka thënë se deputeti Mergim Lushtaku ”ia ka sharë nënën””.

Ndërsa në artikullin e publikuar nga “Kosova Sot” në Facebook, fotografia e publikuar nuk shfaq personin deklarues, por që në linkun e bashkangjitur, pasi të hapet, në titull tregohet se nga kush ka ardhur deklarata (shih këtu).


Hibrid.info ka gjetur deklaratën publike të Tinka Kurtit, deputete e Kuvendit të Kosovës, në Facebook (shih këtu).


Analiza:

Disa media kanë publikuar artikuj në të cilat nuk specifikohet në titull se nga kush janë bërë deklaratat dhe nuk janë shfaqur fotografi me imazhin e personit të cituar.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info është vërtetuar se specifikimi për deklaratën e bërë, shihet, në rastin e Ekonomia Online vetëm në përmbajtje të artikullit, ndërsa në artikullin e “Kosova Online”, të ndarë në Facebook, personi deklarues bëhet i qartë pasi të hapet artikulli.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere