Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Përmes dokumenteve të pa verifikuara pretendohet se Kosova ka blerë pajisje ushtarake nga Turqia

FATBARDH DEMA

Llogaria me emrin “r/kosovo” në platformën për grumbullimin e lajmeve sociale “Reddit”, ka publikuar me datë 16 korrik katër dokumente, në të cilat thuhet se Kosova ka blerë pajisje ushtarake nga Turqia.

Dyshimet e para për këto dokumente vijnë nga fakti se, të njëjtave u mungojnë logot e institucioneve të përfolura, si Ministritë e Mbrojtjes së të dyja shteteve apo qeverive respektive .

Një platformë online turke e quajtur DefenceTurk.net, ka publikuar një artikull në lidhje me këtë lajm duke iu referuar publikuesve, siç i quan ajo “media sociale dhe blogje me bazë në Kosovë”.

Megjithatë, Ministria e Mbrojtjes së Kosovës e ka demantuar vërtetësinë e këtyre dokumenteve.


Vegëza e postimit në Reddit nga llogaria “r/kosovo”:


Televizioni “Klan Kosova” ka përgatitur një kronikë në lidhje me njërin nga dokumentet e lartcekura, ku përmendet se Kosova ka blerë raketa turke të quajtur “Sungur”.

Por, në këtë kronikë, raportohet gabimisht se dokumenti rrodhi në një medium turk. (shih këtu)


Pas verifikimit të fakteve, është vërtetuar se në “Reddit” këto dokumente u publikuan me datë 16 korrik, ndërsa në mediumin turk me datë 17 korrik. (shih këtu artikullin e publikuar në mediumin turk “DefenceTurk.net”).


Megjithatë, MB e Kosovës për portalin informativ “Koha.net” ka demantuar këto dokumente, të cilat pretendohej se janë marrëveshjet e Kosovës me autoritetet turke për blerjen e pajisjeve të reja ushtarake.

“Blerjet dhe detajet e kontratave të investimit në armatime dhe pajisje të tjera ushtarake janë të klasifikuara dhe rrjedhimisht jo të hapura për publikun. Prandaj përtej shkrimit që mund ta gjeni të publikuar në faqen e ministrisë për këtë temë nuk mund të ndajmë informacione të tjera me ju. Sa i përket marrëveshjeve që keni bashkëngjitur e që janë publikuar në disa portale, demantojmë vërtetësinë e tyre”, thuhet në një përgjigje të Ministrisë së Mbrojtjes për Koha.net. (shih këtu)


Duke përdorur aplikacionin “Google Lens” për përkthimin e dokumenteve, hibrid.info i sjell ato të përkthyera në shqip. (shih fotografitë më poshtë)


Analiza:

Bazuar në verifikimin e fakteve të paraqitura në këto dokumente të publikuara në Reddit, të cilave u mungon autenticiteti, si dhe duke marr parasysh demantin e vërtetësisë së tyre nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, hibrid.info i vlerëson ato si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere