Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Titujt nuk sqarojnë se cili shtet ka marr këtë vendim

FATBARDH DEMA

Disa portalet të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar me datë 22 dhe 23 korrik një artikull me titull “Fundjava më e nxehtë! Urdhërohet mbyllja e bizneseve nga ora 12:00 – 16:00, në të kundërt gjoba 2000 euro”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues që nuk sqaron se nga cili shtet është marr ky vendim.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se vendimi është marr nga autoritetet e shtetit të Greqisë.

Duke e ditur se këto portale të dyshimta publikojnë artikuj që kanë të bëjnë me vendet shqipfolëse (shih këtu, këtu dhe këtu), kjo mund t’i keqinformojë lexuesit se vendimi është marr nga ndonjë vend shqipfolës.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta si “artistetshqiptar.life”, “newz1.com” dhe “pershendetje24.info”:

https://artistetshqiptar.life/?p=1339&fbclid=IwAR2YR7tnoruHHMXgOxkNZQ7YIoXp55FVhrJ9ZGzHjIx46n_ndQAlYIxPWOo
https://newz1.com/fundjava-me-e-nxehte-urdherohet-mbyllja-e-bizneseve-nga-ora-1200-1600-ne-te-kundert-gjoba-2000-euro/?fbclid=IwAR0JOtjlTfbx35jwOy1KBPRqlv4lRR7GfDE7IznTvmLq4hg_7_FJ2MO17BE
https://pershendetje24.info/?p=5829&fbclid=IwAR175nhWIdAyTNi8RI_0A7PAz3RBG-ChZmpyu78MLACwllq4tsYf4l2vCzA

Ky artikull është publikuar edhe në disa faqe në Facebook si “Aktuale”, “Pak nga te Gjitha” dhe “Blici sot”. (shih këtu, këtu dhe këtu)


Për ta vërtetuar edhe më shumë faktin se një vendim i tillë është marr nga autoritetet në Greqi, hibrid.info ka gjetur artikullin e publikuar në disa media greke. (shih këtu dhe këtu)


Analiza:

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar një artikull në lidhje me një vendim të marr nga Greqia, mirëpo, në titull nuk sqarohet se për cilin vend bëhet fjalë.

Duke u bazuar në artikujt që këto portale i publikojnë që shumica e tyre kanë të bëjnë me vendet shqipfolëse, mosdhënia e informacioneve për shtetin që ka marr këtë vendim, shumë lehtë mund të rezultojë me dezinformim të lexuesve, duke i bërë të mendojnë se vendimi është marr nga ndonjë vend shqipfolës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere