Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Nuk ka arsye për vendimin e UEFA-s që gjyqtarët francezë ta ndajnë drejtësinë në ndeshjen Rumani – Kosovë

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Kosova-sot.info” ka publikuar sot (12 shtator) një artikull me titull “Ja pse u vendos që vetëm gjyqtarët francez ta drejtojnë ndeshjen Rumani – Kosovë”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Me anë të titullit mundohet të paraqitet se ka një arsye se shtëpia evropiane e futbollit (UEFA) ka vendosur që vetëm gjyqtarë francezë të ndajnë drejtësinë e ndeshjes Rumani – Kosovë, e cila pritet të zhvillohet sot me fillim nga ora 20:45.

Megjithatë, në përmbajtje bëhet e ditur se UEFA ka vendosur që gjyqtarët francezë të ndajnë drejtësinë në këtë takim, por nuk është dhënë ndonjë arsye se pse është marr ky vendim, siç mundohet të paraqitet përmes titullit.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/sport/688516/ja-pse-u-vendos-qe-vetem-gjyqtaret-francez-ta-drejtojne-ndeshjen-rumani-ndash-kosove/?fbclid=IwAR3sN8tOAFOQHerjbPxM9Tz0X1fnL0etpccKkrpw5QP2WGe6aFqWY96mHIc


Në ueb-faqen zyrtare të UEFA-s bëhet e ditur se gjyqtarët francezë pritet të ndajnë drejtësinë në këtë ndeshje, pa dhënë informata në lidhje më këtë vendim. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se “Kosova-sot.info” ka vënë titull të sajuar duke lënë të kuptohet se ka një arsye se pse UEFA ka vendosur gjyqtarë francez në ndeshjen ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere