Të fundit | Katër milionë mungesa të nxënësve në të gjitha shkollat e Kosovës, jo vetëm… Të fundit | Slopaganda: Kur përmbajtja e dobët me IA kthehet në propagandë politike  Të fundit | Pretendohet pa fakte se Rushiti u propozua për presidente pas kërkesës së S… Të fundit | Fotografi e gjeneruar me inteligjencë artificiale paraqitet si “pamje ekskl… Të fundit | Rishikimi i javës: Dominimi i mashtrimeve digjitale (imazhe me IA dhe phish… Të fundit | Me pamje të mëhershme pretendohet pasaktë se Kurti e Gërvalla ishin të prem… Të fundit | Aktgjykimi për sulmin në Banjskë dhe narrativat serbe për “proces politik”… Të fundit | Kujtesa që chatbot-i ruan për ty mund të formësojë realitetin informativ që… Të fundit | Kur fotografia nuk identifikohet me ngjarjen Të fundit | SMS mashtrues në emër të një banke
[ ARTIKULLI ]

“Zarfi i zi” nuk ka përjashtuar Luizin nga BBVA

FATBARDH DEMA

Portale të dyshimta me përmbajtje në gjuhën shqipe kanë publikuar sot (1 mars) një artikull me titull “VENDIMI ZYRTAR/ Zarfi i zi përjashton Luizin, arseyja e qartë: Sëmundja e tij!”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është i sajuar dhe nuk i përgjigjet përmbajtjes.

Në përmbajtje flitet për një “zarf të zi” i cili ishte futur nga produksioni i spektaklit televiziv (reality show) Big Brother Vip Albania, për të cilin ishte përfolur shumë nga banorët e këtij emisioni, se çka mund të ketë brenda tij.

Pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info, portali “topalbaniaradio.com” ka bërë të ditur se përmbajtja e këtij zarfi ishte një paralajmërim final për secilin banor që thyen rregullat.

Pra, nuk është e vërtetë që zyrtarisht personazhi me emrin Luizi është përjashtuar nga ky spektakël televiziv, siç pretendohet rrejshëm në titull.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet e dyshimta “tel.lomasvistotop.com” dhe “freshnews201.com”:

https://tel.lomasvistotop.com/vendimi-zyrtar-zarfi-i-zi-perjashton-luizin-arseyja-e-qarte-semundja-e-tij/?fbclid=IwAR2SWrYLQwr0LMXWqsqGhJv3Ic-afKyRu9wG2DRW35FA6x7uKbuPlettM4I
https://freshnews201.com/2023/02/28/vendimi-zyrtar-zarfi-i-zi-perjashton-luizin-arseyja-e-qarte-semundja-e-tij/?fbclid=IwAR3zxHJWmFTNCJBBub9iOed55ofRec7Rh8uBxnuoe4pTH3IJPJLh9F8XMY8

Portali “topalbaniaradio.com” dje (28 shkurt) ka publikuar artikullin që sqaron se çka përmbante “zarfi i zi”. (shih këtu)

Ky është një komunikim zyratar, disa prej jush kanë thyer rregullat, duke bllokuar fizikisht lojtarin në kuadër të lojës. Kjo lojë nuk luhet kështu, nëse ju nuk e ndaloni, atëherë ju do të eleminoheni kategorikisht. Që nga ky moment askush nuk mund të thyejë më rregullat. Askush nuk mund të shkelë më të drejtat e njeriut. Ky është ultimatum final. Ky është paralajmërimi i fundit i Big Brother për çdo banor, shkruan në zarf transmeton Top Albania Radio.


Përveç në portalet e dyshimta, artikulli është shpërndarë edhe në Facebook nga faqet “Lajme Fresh24” dhe “Shqiperia Lajm”.


Analiza:

Portale të dyshimta kanë publikuar një artikull lidhur me një “zarf të zi” që ishte futur në Big Brother Vip Albania nga produksioni i këtij spektakli televiziv (reality show).

Mirëpo, këtij artikulli, portalet e dyshimta i kanë vënë titull të sajuar me pretendimin se me anë të një vendimi zyrtar, zarfi i zi përjashton nga loja personazhin (Luizi) shkaku i një sëmundje që vuan ai.

Ndërsa lidhur me përmbajtjen e këtij zarfi, portali “topalbaniaradio.com” ka bërë të ditur se aty ishte një paralajmërim për secilin banor që thyen rregullat.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere