[email protected]
Është suspenduar e jo shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë në stacionin e veriut të Mitrovicës
shape
shape
shape

Disa media në Kosovë dhe Shqipëri kanë publikuar dje (3 nëntor) artikuj lidhur me suspendimin e Drejtorit Rajonal të Policisë në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq.

Në këto raportime, këto media në titujt e vendosur e kanë paraqitur këtë vendim të Policisë së Kosovës si shkarkim të Gjuriqit.

Policia e Kosovës përmes një njoftimit në Facebook dje (3 nëntor) kishte bërë të ditur se “u.d. drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të IPK-së ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare”.

Pra, Gjuriq nuk është shkarkuar nga detyra, por është suspenduar.


Vegëzat e artikujve të publikuar nga mediumet online “GazetaBlic.com”, “Pamfleti.net” dhe “Euronews.al”:

https://pamfleti.net/svecla-pas-shkarkimit-te-nenad-gjuriqit-refuizmi-i-vendimeve-te-shtetit-eshte-cenim-i-sigurise/

https://euronews.al/rajoni/2022/11/04/shkarkimi-i-kryepolicit-serb-ne-veri-vucic-mbledhje-urgjente-qeverie/


Hibrid.info pas hulumtimit të kryer ka gjetur Ligjin e punës (këtu) të publikuar në gazetën zyrtare të Republikës së Kosovës, ku në nenin 80 specifikohet se shkarkim do të thotë “Vendosja gjyqësore lidhur me ndërprerjen e kontratës së punës”. (shih fotografinë më poshtë)


Ndërsa në nenin 80 të Ligjit të punës, thuhet se “suspendimi” është masë disiplinore për shkeljen e detyrave të punës. (shih fotografinë më poshtë)


Njoftimin e Policisë së Kosovës të publikuar në faqen e tyre zyrtare në Facebook lidhur me suspendimin e Drejtorit Rajonal të Mitrovicës Veri, Nenad Gjuriq, mund ta gjeni këtu.


Analiza:

Disa portale në Kosovë dhe Shqipëri kanë raportuar pas suspendimit të Drejtorit Rajonal të Mitrovicës Veri, Nenad Gjuriq, ndërsa në titujt e vendosur këtë vendim të Policisë së Kosovës e kanë interpretuar si “shkarkim”.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info i vlerëson këta artikuj si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others