Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Video-materiali i vitit 2022 paraqitet si i realizuar gjatë përmbytjeve në Libi

FATBARDH DEMA

Faqja “The Reis” në Facebook ka publikuar me datë 14 shtator një video-material me mbishkrimin “Një burrë që priste të shpëtohej në mes të një përmbytjeje në Libi u lut nën rrënojat e një shtëpie”.

Pas hulumtimit përmes platformës online për verifikim faktesh “InVID”, hibrid.info ka vërtetuar se videoja nuk paraqet pamje të përmbytjeve të shtatorit që ndodhën në Libi, por e njëjta është realizuar në dhjetor të vitit 2022 në qytetin Jeddah në Arabinë Saudite.


Vegëza e postimit të video-materialit nga faqja “The Reis” në Facebook:

https://www.facebook.com/Reis1954/videos/6742195595845301/


Hibrid.info ka arritur të vërtetojë se pamjet e shfaqura në video-material janë realizuar në vitin 2022 pasi shirat e dendur kishin goditur qytetin Jeddah në dhjetor të vitit 2022.

Videoja ishte publikuar me datë 1 dhjetor 2022 nga ueb-faqja “saudi-expatriates.com”. (shih këtu)


Analiza:

Faqja në Facebook “The Reis” ka publikuar një video-material të realizuar në dhjetor të vitit 2022 në qytetin Jeddah të Arabisë Saudite, me pretendimin se pamjet paraqesin përmbytjet në Libi, që ndodhën në muajin shtator.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere