Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për mediat gjermane

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “Reporteri.net” ka publikuar sot (3 tetor) një artikull me titull “Gjermania thotë se Vuçiqit nuk mund t’i besohet”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve të paraqitura në përmbajtje, ka vërtetuar se titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për mediat gjermane dhe jo qëndrim zyrtar të shtetit të Gjermanisë.

Lajmi qartësohet në përmbajtje, më saktësisht në kreun e lajmit, kur thuhet se ““Serbët po marshojnë në Kosovë?”, “Putini po nxit luftën e ardhshme ballkanike?”, “Lojë serbe”… Këto janë vetëm disa nga titujt e shtypit gjerman për gjendjen në Kosovë dhe Serbi”.

Titulli përgjithësues i artikullit lë vend për keqinformim te lexuesit duke lënë hapësirë të nënkuptohet se bëhet fjalë për qëndrim zyrtar të shtetit të Gjermanisë.


Vegëza e artikullit të publikuar në “Reporteri.net”:

https://reporteri.net/lajme/gjermania-thote-se-vuciqit-nuk-mund-ti-besohet/?fbclid=IwAR2RY4eZWUdurr3RJ3lKvlt26VLXAxUK9DXvSgn1I7ducP6n6Y6Gztof5aI

Hibrid.info ka gjetur artikullin autentik të publikuar në Deutsche Welle (DW) në gjuhën shqipe, i cili mbanë titullin “Vuçiqit nuk mund t’i besohet” me një përshkrimin në postimin në faqen e tyre në Facebook, “Mediat gjermane kritikojnë ashpër Vuçiqin, Gjermania e gatshme të shtojë trupat në Kosovë”. (këtu, këtu)


Analiza:

Portali informativ “Reporteri.net” ka publikuar një artikull me titull përgjithësues “Gjermania thotë se Vuçiqit nuk mund t’i besohet”, duke lënë të nënkuptohet se bëhet fjalë për qëndrim zyrtar të shtetit gjerman, ndërsa lajmi qartësohet në përmbajtje duke sqaruar së bëhet fjalë për mediat gjermane.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info këtë pretendim e vlerëson si “clickbait”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titujt e të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere