Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Petkoviq pretendon pa fakte se Rashiq e Trajkoviq po përdoren nga Kurti për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”

HIBRID

Drejtori i “Zyrës për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka pretenduar se dy politikanët serbë në Kosovë, Nenad Rashiq dhe Rada Trajkoviq po i ndihmojnë liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit që të marrë hapa drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe.

Petkoviq e ka quajtur Rashiqin si “Kali i Trojës” i Albin Kurtit, i cili po përdoret nga kreu i VV-së së bashku me Rada Trajkoviqin që ta ndihmojnë Kurtin të “thyejë dialogun, të përfundojë pavarësinë e shtetit të rremë dhe të ndërmarrin hapa vendimtar drejt krijimit e të ashtuquajturës ‘Shqipëri e Madhe’”.

Pjesë e tekstit nga deklarata e Petkoviqit e përkthyer në gjuhën shqipe:

Drejtori i të ashtuquajturës “Zyra për Kosovën” në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Nenad Rashiq është “Kali i Trojës i Albin Kurtit”, meqë sipas tij, Kurti po synon që të dialogojë vetëm me ata ‘serbë që i binden’.

“Kjo është deklarata e rrezikshme e Rashiqit për mediat në Prishtinë “Kurti mund të ketë sukses vetëm nëse dialogon me serbët lokal”, duke e pasur fjalën për veten e tij dhe Rada Trajkoviqin, të cilët janë në gjendje të shesin besimin e tyre për një darkë, dhe për ta ndihmuar Kurtin për të marrë hapa drejt krijimit të Shqipërisë së Madhe”, ka thënë Petkoviq.

Vegëza e artikullit origjinal me deklaratën e Petkoviqit:

http://www.kim.gov.rs/lat/v4217.php?fbclid=IwAR0f3NCkpRJC9WlzqNcHqT4Fgje848OMyqzUfm3MGkeauq6GzSOiklmqYMA


Këto pretendime të Petkoviqit janë të pa baza dhe nuk mbështeten në asnjë fakt, pasi edhe vetë Kurti në programin e fundit zgjedhor (VV) nuk e ka përmendur asnjëherë bërjen e Shqipërisë së Madhe. E tëra që Kurti ka folur për këtë temë së fundmi, ishte se do të votonte pro një referendumi për bashkim të Kosovës me Shqipëri. Këtë Kurti e kishte thënë gjatë një interviste për “Euronews” në gjuhën angleze.

Pjesë nga intervista e Albin Kurtit për Euronews e përkthyer në shqip:

“Nëse do të organizohej një referendum i tillë paqësor dhe demokratik, unë do të votoja pro. Ne ende nuk kemi ligj për referendume në Kosovë, por dy referendume ndërmjet shtetit tonë dhe Shqipërisë do ta zgjidhnin një gjë të tillë,” – deklaroi Kurti, kur u pyet nëse e mbështet ende idenë e bashkimit kombëtar me Shqipërinë.

Vegëza e intervistës: https://euronews.al/al/kosove/2021/02/17/kurti-rikthen-idene-e-bashkimit-kombetar-po-te-kishte-referendum-do-te-votoja-pro?fbclid=IwAR1TLXyKmRwNbETHPhYpgrtS_3wir5iuC8WIBoegnWCZoHozdD2tucULUhI


Analiza:

Deklarata e Petkoviqit rreth ndikimit politik të Kurtit te Rashiq dhe Trajkoviq si dhe për planin e e Shqipërisë së Madhe, janë pretendime të pabazuara. Ky zyrtar serb, përmes këtij pretendimi ka pretenduar ta paraqes një plan të fshehtë ose komploti, por pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Hibrid.info pas verifikimit ka vlerësuar këtë deklaratë të Petkoviqit si “teori konspirative”.


Arsyetimi:

Vlerësim si “Teori konspirative” marrin ato raportime mediatike të cilat shpërndajnë një përshkrim të rremë ose të paverifikueshëm të një dukurie, ngjarje ose një personi, duke e paraqitur atë si pjesë ose rezultat të një plani të fshehtë (“komplot”). Karakteristikë e këtyre raportimeve është se ato paraqesin një seri pretendimesh, të paraqitura si fakte, midis të cilave vendosen marrëdhënie shkak-pasojë, pa ofruar ndonjë provë të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere