Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Imazhi i vitit 2021 paraqitet si i shkrepur në konfliktin aktual ndërmjet Hamasit dhe Izraelit

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me emrin “Gazeta Selam” ka publikuar me datë 10 tetor një imazh në të cilën paraqitet një fëmijë me një kukull në dorë, e ulur në rrënojat e një ndërtese të shkatërruar.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se kjo fotografi është e vjetër.

Duke e ditur se kjo faqe, e cila gjatë ditëve të fundit ka publikuar materiale në lidhje me konfliktin aktual ndërmjet Hamasit dhe Izraelit, është munduar që edhe këtë imazh ta paraqesë si aktual.


Vegëza e postimit të imazhit nga faqja “Gazeta Selam” në Facebook:

https://www.facebook.com/gazetaselam/posts/pfbid02VaB2nibvgaxbqoxp136QqpAhw7ZR5EXfdWYBJN6dNG3N28yAzFuBRdRee6iLUkQHl


Pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë fotografinë autentike të shkrepur nga fotografi Shaban ELSousi, me datë 14 maj 2021. (shih këtu, këtu)

Kësaj fotografie, autori i ka vënë mbishkrimin “Child Celine from Gaza received the Eid ëith her doll in the rubble of the bombed house”, që në shqip përkthehet “Fëmija Celine nga Gaza priti festën e Bajramit me kukullën e saj në rrënojat e shtëpisë së bombarduar”.


Analiza:

Faqja “Gazeta Selam” ka publikuar me datë 10 tetor një fotografi të vitit 2021 me pretendimin ta paraqesë atë si të shkrepur në konfliktin aktual ndërmjet Hamasit dhe Izraelit.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere