Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Fotografia nga zjarri i vitit 2009 në Kaliforni, paraqitet si imazhi i djegies së fabrikës ‘Comodita’

FESTIM RIZANAJ

Portali informativ “Kosovapost.net” ka publikuar sot (1 mars) një artikull me titull “Zjarr në fabrikën ‘Comodita’”.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se fotografia e këtij artikulli nuk korrespondon me përmbajtjen.

Në përmbajtje bëhet fjalë për një zjarr që ka përfshirë mbrëmë një pjesë të fabrikës së dyshekëve ‘Comodita’ në Gjakovë, ndërsa në fotografinë ilustruese shihet një shtëpi duke u djegur.

Pas hulumtimit të bërë përmes programit te automatizuar online për kontroll faktesh – “InVID”, është gjetur se fotografia është nga zjarri i vitit 2009 në Kaliforninë Jugore të SHBA-së.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosovapost.net”:


Me përdorimin e kësaj fotografie ilustruese portal “kosovapost.net” ka lënë hapësirë që të mund të kuptohet se fotografia paraqet objektin e fabrikës së dyshekëve “Comodita’ në Gjakovë, të përfshirë nga zjarri.

Fotografia e djegies së një shtëpie është nga zjarri i vitit 2009 në Kaliforninë Jugore të SHBA-së. (këtu)


Hibrid.info ka gjetur se kjo fotografi është përdorur edhe nga media të tjera në gjuhën shqipe në artikuj që kishin të bënin me djegie shtëpish ose banesash. (këtu, këtu, këtu)


Analiza:

Portal informativ “Kosovapost.net” ka publikuar një artikull bëhet fjalë për një zjarr që ka përfshirë mbrëmë një pjesë të fabrikës së dyshekëve ‘Comodita’ në Gjakovë.

Në fotografinë ilustruese të këtij artikulli është përdorur imazhi i një shtëpie duke u djegur, imazh ky nga zjarri i vitit 2009 në Kaliforninë Jugore të SHBA-së.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere