Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pamje të vjetra që shfaqin arrestime në Jerusalem, paraqiten si aktuale

FATBARDH DEMA

Faqja në Facebook me përmbajtje në gjuhën shqipe “Support for Erdogan from Presheva”, ka publikuar dje (22 tetor) një video-material me pretendimin se Izraeli po arreston dhe kufizon të krishterët në Jerusalem.

Gjithashtu, faqja e lartcekur pretendon se video-materiali është realizuar me datë 21 tetor të këtij viti.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pamjet janë të vjetra.


Vegëza e video-materialit të publikuar në Facebook nga faqja “Support for Erdogan from Presheva”:

https://www.facebook.com/watch/?v=311168271543654


Mbishkrimi origjinal i video-materialit të publikuar nga “Support for Erdogan from Presheva”:

IZRAELI TERRORIST PO ARRESTON DHE KUFIZON KRISHTERËT NË JERUSALEM

Regjistrimi i djeshëm.

Autoritetet izraelite kanë kufizuar qasjen për mijëra të krishterë në Tempullin e Sepulchre të Shenjtë në Jeruzalem.


Pas hulumtimit të kryer përmes programit të automatizuar “InVID”, hibrid.info ka arritur të gjejë video-materialin e njëjtë të publikuar në median sociale “Reddit” me datë 15 prill 2023. (shih këtu)


Përshkrimi i video-materialit të publikuar në Reddit, i përkthyer në shqip:

Një tjetër pamje video që dokumenton momentin kur forcat izraelite sulmojnë brutalisht palestinezët e krishterë që festonin të Shtunën e Shenjtë në qytetin e vjetër të Jeruzalemit të pushtuar.


Analiza:

Faqja “Support for Erdogan from Presheva” ka publikuar një video-material të vjetër, duke pretenduar rrejshëm se i njëjti është realizuar në tetor të këtij viti.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere