Të fundit | Nuk ka të dhëna se Gjermania ka 'shtrënguar' procedurat e azilit për të kon… Të fundit | Ende nuk ka konfirmim se Kurti do të udhëtojë në SHBA për Asamblenë e OKB-s… Të fundit | Gashi s'ka thënë se do ta votonte Listën Serbe para Vetëvendosjes Të fundit | Gotovina s’ka thënë se “Thaçi nuk është në gjyq, por UÇK-ja është në gjyq”,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se në grevë kanë hyrë punëtorët teknikë të shkollave Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin gusht 2026 Të fundit | Pretendim konspirativ se nëse dënohen krerët e UÇK-së, do të shkaktohet dhu… Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Trump i ka bërë ftesë Thaçit për vizitë në SHBA më… Të fundit | Rishikimi i javës: Deklarata të sajuara që u atribuohen figurave politike,… Të fundit | Titulli nuk sqaron se largimi nga përfitimet vlen për ata që nuk plotësojnë…
[ ARTIKULLI ]

Titulli përgjithësues i këtij artikulli, mund t’i dezinformojë lexuesit

HIBRID

Artikulli me titull “Masat e reja kundër Covid, ja kush janë kategoritë që nga sot nuk lejohen pa certifikatë vaksinimi në punë”, është publikuar nga portali “arbresh.info”.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga Hibrid.info, është vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues i cili lë hapësirë për keqinformim, pasi në të nuk bëhet e qartë se në cilin shtet janë ndërmarrë këto masa.

Me të hyrë brenda në artikull, kuptohet se në fakt masat e reja anti-Covid kanë të bëjnë me Shqipërinë.

Duke ditur se portali “arbresh.info” është i regjistruar në Kosovë dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka kosovarë, artikulli me titull përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se këto masa të reja kanë të bëjnë me Kosovën.

Pjesë nga artikulli i publikuar në “Arbresh.info”:

Masat e reja kundër Covid, ja kush janë kategoritë që nga sot nuk lejohen pa certifikatë vaksinimi në punë

Sot në Shqipëri do të hyjnë në fuqi masat e reja të vendosura në kuadër të pandemisë dhe rrezikut nga varianti Omicron

Në mbledhjen e fundit, Komiteti Teknik njoftoi se nga data 4 janar punonjësit e administratë publike, të qendrave tregtare dhe supermarketeve , do të duhet të dorëzojnë certifikatën e vaksinimit për t’u paraqitur në punë.

Në mungesë të certifikatës, ata që nuk duan të vaksinohen, do të duhet të bëjnë test PCR çdo 5 ditë.

Vegëza e artikullit të publikuar në “Arbresh.info”:

https://www.arbresh.info/lajmet/masat-e-reja-kunder-covid-ja-kush-jane-kategorite-qe-nga-sot-nuk-lejohen-pa-certifikate-vaksinimi-ne-pune/?fbclid=IwAR2gcnLX8Vf9_IPrNr_B_7y9Y0CUHEFlSQYzeEhGYVQX3OHZ0oX9TYkiUoo


Analiza:

Portali “Arbresh.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me masat e reja anti-Covid në Shqipëri, ndërsa në titull nuk bëhet e qartë se për cilin shtet bëhet fjalë.

Duke qenë se ky portal është i regjistruar si entitet në Kosovë dhe shumica e audiencës janë kosovarë, bënë që ky artikull të kuptohet nga audienca si lajm që ndërlidhet me Kosovën, duke lënë mundësi keqinformimi.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere