[email protected]
Nuk shtyhet Kampionati Botëror i futbollit, por nis një ditë më herët
shape
shape
shape

Portalet informative “Paparaci.com” dhe “Epokaere.com” kanë publikuar një artikull me pretendimin se është shtyrë Kampionati Botëror i futbollit që do të mbahet në Katar.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se ky artikull është i shkruar gabim, pasi që Kampionati Botëror nuk do të shtyhet, por do të nis një ditë më herët.

I paraparë që të nis më 21 nëntor të këtij viti, ai do të fillojë një ditë më herët, pra më 20 nëntor dhe loja hapëse e kësaj gare do të jetë ndërmjet vendit nikoqir Katarit kundër Ekuadorit.


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalet “Paparaci.com” dhe “Epokaere.com”:

Shtyhet fillimi i Kupës së Botës në Katar

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino së bashku me presidentët e gjashtë konfederatave kanë votuar për shtyrjen e Kampionatit Botëror Qatar 2022.

Kupa e Botës ishte paraparë të fillonte më 21 nëntor dhe të zgjaste deri më 18 dhjetor, por ajo do të fillojë një ditë më herët, më 20 nëntor.


Vegëzat e artikullit të publikuar në portalet “Paparaci.com” dhe “Epokaere.com”:


Pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, hibrid.info ka gjetur komunikatën zyrtare të shtëpisë botërore të futbollit FIFA, e cila bëri të ditur se ndeshja hapëse dhe ceremonia e turneut të sivjetmë në stadiumin “Al Bayt” do të nis një ditë më herët (20 nëntor) pas një vendimi unanim të marrë nga Byroja e Këshillit të FIFA-s. (shih këtu)


Për ta qartësuar edhe më shumë këtë fakt, hibrid.info ka gjetur kalendarin e ndeshjeve të Kampionatit Botëror në të cilin shihet se ndeshja hapëse ndërmjet Katarit dhe Ekuadorit do të zhvillohet më 20 nëntor. (shih këtu)


Analiza:

Portalet “Paparaci.com” dhe “Epokaere.com” gabimisht kanë pretenduar se Kampionati Botëror i futbollit është shtyrë.

Mirëpo, gjatë verifikimit të fakteve, hibrid.info është vërtetuar se kjo garë nuk është shtyrë, por ajo do të nis një ditë më herët (20 nëntor), pasi që ishte planifikuar të fillonte më 21 nëntor.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Share With Others