Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Kosova nuk ka pësuar rënie në ranglistën e FIFA-s, por është ngritur për gjashtë pozita

FATBARDH DEMA

Portali informativ “Indeksonline.net” ka publikuar sot (26 tetor) një artikull me pretendimin se përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka pësuar rënie në ranglistën e shtëpisë më të madhe të futbollit “FIFA”.

Mediumi i lartcekur në këtë artikull shkruan se Kosova ka humbur gjashtë pozicione brenda një muaji duke u renditur tashmë në vendin e 111.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi i “Indeksonline.net” është i pasaktë dhe se Kosova gjatë këtij muaji është ngritur për gjashtë pozita, nga e 111-ta në të 105-tën.


Vegëza e artikullit të publikuar në portalin “Indeksonline.net”:

https://archive.is/I0yhQ


Pjesë nga artikulli i publikuar në portalin “Indeksonline.net”:

Shqipëria ngritet në rënditjen e FIFA-s, Kosova bie

Shqipëria është rritur edhe më shumë në rënditjen e FIFA-s. Kombëtarja renditet në vendin numër 59, tri pozicione më sipër krahasuar me renditjen e muajit të kaluar.

Ndërkohë Kosova ka patur edhe një rënie në rënditjet e fundit. “Dardanët” humbasin 6 pozicione brenda një muaji duke u renditur tashmë në vendin e 111.


Hibrid.info pas hulumtimit në ueb-faqen zyrtare të FIFA-s ka gjetur ranglistën e publikuar nga ky institucion i futbollit të datës 26 tetor 2023.

Në këtë ranglistë shihet se Kosova është ngritur për gjashtë pozita, nga e 111-ta që ishte në muajin e kaluar (shtator) në të 105-tën. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se portali informativ “Indeksonline.net” ka publikuar një artikull me pretendim të pasaktë se Kosova ka pësuar rënie për gjashtë pozita në ranglistën e muajit tetor të publikuar nga FIFA.

Kosova në ranglistën e FIFA-s është ngritur për gjashtë pozita, nga e 111-ta në të 105-tën.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Arsyetimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere