[email protected]
Rishikimi i javës: mashtrim me foton e takimit Biden-Zelenskyy, përmbajtje e pa verifikuar rreth protestës në Rudarë, dezinformata nga mediat në gjuhën serbe
shape
shape
shape

Java që shkoi u karakterizua me një dominim të artikujve me përmbajtje të pa verifikuar në ekosistemin keqinformues në Kosovë. 

Përmbajtje të pa verifikuar kishte nga mediat në gjuhën serbe që ndërlidheshin me protestën e organizuar në Rudarë të Zveqanit. Po ashtu, kishim përmbajtje të pa verifikuar lidhur me pretendimin se futbollisti Jetmir Topalli është injoruar nga përfaqësuesja e Kosovës, si dhe për shkarkimin e kryeinspektorit të AKI-së.

Dezinformata rreth pretendimit se Kurti dëshiron masakër në barrikada në veri, artikuj të vjetër të ri-publikuar si aktuale, si dhe dezinformim rreth gjendjes shëndetësore së ish-kancelares gjermane, Angela Merkel.

Clickbait artikujt u karakterizuan me përmbajtje që nuk sqaronin se për këtë bëhet fjalë dhe se për ku bëhej fjalë.

Mashtrim me fotografinë e takimit të presidentit të  SHBA-së, Joe Biden dhe atij të Ukrainës, Volodimir Zelenskyy.

Clickbait

“Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me deklaratën e kryeministrit holandez, i cili kishte kërkuar falje në emër të shtetit holandez për rolin historik të Holandës, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin kryeministër bëhet fjalë. Ky medium online është portal i cili vepron në Kosovë dhe që numrin dominues të lexuesve i ka nga Kosova, bazuar në përcjellësit e faqes në Facebook. Pra, mosdhënia e informacioneve për vendin e ngjarjes, shumë lehtë mund t’i dezinformojë lexuesit, duke i bërë të mendojnë se kjo deklaratë është bërë nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. (këtu)

Portali “Abcnews.al” ka publikuar një artikull lidhur me parashikimin e motit në SHBA, ku thuhet se stuhia e dimrit do të sjell Krishtlindjet më të ftohta në dekada. Mirëpo, në titullin e këtij artikulli nuk qartësohet se për cilin shtet bëhet fjalë. I njëjti artikull me titull përgjithësues është shpërndarë edhe në portale online në Kosovë. (këtu)

Përmbajtje e pa verifikuar

Portali i dyshimtë “televizioni-24.com” ka pretenduar rrejshëm se futbollisti kosovar, Jetmir Topalli, është injoruar nga përfaqësuesja e Kosovës, duke lënë të nënkuptohet se ai nuk po ftohet në ndeshjet e Kosovës. Se ky pretendim është i pasaktë, u vërtetua pas hulumtimit të kryer nga hibrid.info. Topalli ishte i grumbulluar në dy ndeshjet miqësore të muajit nëntor, të cilat Kosova i zhvilloi ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe. (këtu)

Mediumi online “Demokracia.com” ka publikuar një artikull me pretendimin se është shkarkuar kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani. Këtë pretendim, ky medium e bazon siç thuhet nga një burim brenda kabinetit të presidentes Vjosa Osmani. Megjithatë, Zyra e Presidencës, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se janë njoftuar nga Inspektori i Përgjithshëm i deritashëm i AKI-së, Burim Ramadani për dorëheqjen e tij nga kjo pozitë. (këtu)

Qytetarët serbë janë mbledhur më 22 dhjetor në Rudarë të Zveçanit pas thirrjes që bëri i ashtuquajturi ‘Shtabi i Krizave nga veriu i Kosovës’ për të protestuar. Ka pasur interpretime të ndryshme për numrin e pjesëmarrësve në protestën e organizuar. Policia e Kosovës që ka dal me një numër zyrtarë të pjesëmarrësve ku pretendon se ishin 1500. Shefi i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar petkoviq, i cili nëpërmjet një postimi në Facebook ka hedhur pretendimin se kishte mbi 10.000 pjesëmarrës në protestën e organizuar në Rudarë të Zveqanit. Në bazë të platformës digjitale MapCheking dhe kalkulimet e bëra duke u bazuar në fotografitë e shpërndara nga Petkoviq, na japin një të dhënë tjetër bazuar në dy pretendimet. Sipas kalkulimeve të bëra, hibrid.info vlerëson se numri i pjesëmarrësve në protestën në Rudarë ka qenë rreth 5600, në një hapësirë prej 2252 metër katror. (këtu)

Dezinformatë

Disa media në gjuhën serbe kanë publikuar artikuj me pretendimin se kryeministri i Kosovës Albin Kurti dëshiron masakër në barrikada duke kërcënuar me vrasjen e serbëve. Pretendimet bazohen në një deklaratë të Albin Kurtit dhënë për të përditshmen britanike “The Guardian”. Kurti në deklaratën bërë për “The Guardian” shprehi shqetësimin se nga procesi i largimit të këtyre barrikadave, sipas tij, nuk e përjashton mundësinë e pasoja (në njerëz), duke shtuar shohim gatishmërinë për të siguruar që nuk do të ketë destabilizim, dhe se paqja dhe siguria të zënë vend në këtë pjesë. (këtu)

Faqja në Facebook “Lexo Sot” ka publikuar artikull të vjetër të vitit 2021, të cilin është munduar ta paraqesë si aktual, duke shtuar në titull fjalinë “MINUTA E FUNDIT”. Hibrid.info ka arritur të vërtetojë se përmbajtja e këtij artikulli është e vjetër dhe ka të bëjë me ngjarjen e tetorit të vitit 2021, atëkohë kur pika kufitare në Jarinjë ishte bllokuar nga serbët lokalë prej 20 shtatorit 2021, si pasojë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për masë reciprociteti në targat e makinave të regjistruara në Serbi. (këtu)

Portali i dyshimtë “pcnmedia2.com” ka publikuar një artikull të vjetër të vitit 2020, që ndërlidhet me një deklaratë të kancelares së asaj kohe të Gjermanisë, Angela Merkel, rreth një vendimi të këtij shteti për punëkërkuesit e jashtëm. Mirëpo, ky portal i dyshimtë, këtij artikulli i ka vënë titull të sajuar me pretendimin se Angela Merkel është në gjendje shumë të rëndë. (këtu)

Mashtrim

Më 22 dhjetor, një imazh i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joe Biden, Zonjës së Parë të SHBA-së Jill Biden dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy u bë virale në të cilën Presidenti Biden shihet duke prekur të pasmet e Zelenskyy-it. Fotografia që përshkruan presidentin amerikan Biden duke prekur të pasmet e presidentit ukrainas Zelenskiy është redaktuar. Në fotografinë origjinale, Biden shihet duke prekur shpinën e Zelenskiy. (këtu)

Share With Others