Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Imazhi që shfaq pjesë të trupit të një personi nën gërmadha, është gjeneruar me Inteligjencë Artificiale

FATBARDH DEMA

Një llogari në Facebook që publikon përmbajtje në gjuhën shqipe, ka postuar me date 4 nëntor një imazh ku shihen disa pjesë të trupit të një personi nën gërmadhat e një ndërtese.

Nëpërmjet kësaj fotografie pretendohet se paraqitet realiteti në Gaza.

Pas analizimit të fotografisë vërehen detaje që nuk përkojnë me një fotografi reale dhe e njëjta tregon shenja të Inteligjencës Artificiale.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga faqja “Mesxhid El-Aksa”:

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=pfbid0HrFAXx5BRvAaU5CPwGoqNhF9PnAjRqdrzSu6gH1pLUTD2rx8dG34iiTtbWL6PtLQl&id=61552794521615


Pasi të analizohet fotografia nga afër vërehet se pantallonat në trupin e atij personi janë në gjendje të mirë, përkundër që i njëjti shfaqet nën gërmadha.

Hibrid.info ka analizuar fotografinë me aplikacione që identifikojnë përmbajtjet e gjeneruara me inteligjencë artificiale. Pas analizës së kryer nga hibrid.info nëpërmjet aplikacionit Hive Motivation rezulton që imazhi është prodhuar 99.9 për qind me inteligjencë artificiale. (shih këtu)


Edhe pas hulumtimit të kryer përmes makinave online të kërkimit, nuk është gjetur ndonjë rezultat që përputhej me imazhin e që është publikuar nga mediat që mbulojnë konfliktin aktual Hamas-Izrael.


Analiza:

Nëpërmjet një fotografie ku shihen disa pjesë të trupit të një personi nën gërmadhat e ndërtesave, pretendohet se paraqitet realiteti në Gaza.

Pas analizimit të fotografisë nga afër vërehen shenja të caktuara që sugjerojnë që imazhi është krijuar me Inteligjencë Artificiale.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë imazh si “Përmbajtje e pa verifikuar”.


Vlerësimi:

Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere