Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Tuneli i Hamasit i zbuluar në vitin 2014, paraqitet rrejshëm si vend-ngjarje e një shpërthimi aktual

HIBRID

Llogaria në Facebook me emrin “Al Khattab” ka publikuar dje (12 nëntor) një imazh që paraqet pamje të një tuneli.

Llogaria në fjalë pretendon se imazhi shfaq një tunel të rremë, ku ka ndodhur një shpërthim, pas së cilit kanë humbur jetën pesë persona dhe katër të tjerë të lënduar nga komandot izraelite, që kishin rënë pre e këtij tuneli të rremë.

Por pas verifikimit nga hibrid.info, është vërtetuar se imazhi është i vjetër dhe se pretendimi i publikuar nga llogaria në fjalë, nuk qëndron.


Vegëza e imazhit të publikuar në Facebook nga llogaria “Al Khattab”:

https://www.facebook.com/alkhattab11/posts/pfbid0fA4xxkVTu8HSmfAxoH6KKNoGqRmB9NB6kcjHZ8YQyxEp3K5YNvcWpTZhyduhxSDfl


Hibrid.info pas hulumtimit përmes programit të automatizuar “InVID”, ka gjetur se imazhi i publikuar është i vjetër, i publikuar në vitin 2014 (shih këtu).

Në bazë të përshkrimit të këtij imazhi në këtë artikull, tregohet për një tunel të Hamasit të zbuluar nga ushtria izraelite në vitin 2014.


Analiza:

Një llogari në Facebook ka publikuar një fotografi të vitit 2014 në të cilën paraqitet një tunel i Hamasit i zbuluar në Gaza nga ushtria izraelite.

Me anë të këtij imazhi është pretenduar rrejshëm se pamjet e publikuara janë aktuale dhe paraqesin një tunel të rremë në të cilin ka ndodhur shpërthim, nga i cili kanë humbur jetën pesë ushtarë izraelitë dhe katër të tjerë janë lënduar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë postim si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere