Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendohet rrejshëm se Erdogan do t’i dhurojë Kosovës shtatë dronë Bayraktar

HIBRID

Llogaria në TikTok që mban emrin “munchen_live” ka publikuar dje (26 tetor) një video-material me pretendimin se presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan do të dërgojë shtatë dronë Bayraktar në Kosovë, siç thuhet nga llogaria e lartcekur, për vetëmbrojtje nga Serbia.

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se pretendimi është i pasaktë, pasi nuk është gjetur asnjë informacion i publikuar në ndonjë medium kredibil në lidhje me këtë çështje.


Vegëza e postimit të publikuar në TikTok nga llogaria “munchen_live”:

https://www.tiktok.com/@munchen_live/video/7305446075815464225?_r=1&_t=8hhjQwxpSBK

Hibrid.info ka hulumtuar në llogarinë personale në Facebook të presidentit turk Erdogan, por që nuk është gjetur një deklaratë e tillë në lidhje me dërgesën e shtatë dronëve Bayraktar në Kosovë. (shih këtu)


Përveç kësaj, një njoftim i tillë nuk është gjetur i publikuar as në ueb-faqen zyrtare të Qeverisë së Turqisë. (shih këtu)


Analiza:

Pas verifikimit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se një llogari në TikTok ka pretenduar rrejshëm se Erdogan është shprehur që do t’ia dhurojë Kosovës shtatë dronë Bayraktar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim si “Lajm i rremë”.


Arsyetimi:

Ky vlerësim u jepet raporteve të mediave në të cilat transmetohet përmbajtja origjinale e një mediumi tjetër, i cili përmban një lajm të rremë. Vlerësimi jepet vetëm për transmetimin e përmbajtjes që kategorizohet si lajm i rremë.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere