Të fundit | Videoja e lidhur me zgjedhjet, e gjeneruar me IA Të fundit | Me video të dhjetorit manipulohet për ardhjen e diasporës për zgjedhjet e 7… Të fundit | Imazhi me pankartën për Kurtin nga protestat në Tiranë është i gjeneruar me… Të fundit | Petkoviq konspiron për favorizim të Rashiqit në rastin e arrestimit në fsha… Të fundit | Analizë e thirrjeve politike nga Vuçiq dhe Petkoviq për votim në favor të L… Të fundit | Narrativat e mediave dhe zyrtarëve serbë për fushatën zgjedhore në Kosovë:… Të fundit | ZKQS e paraqet si rast të lidhur me fushatën zgjedhore një incident që ndod… Të fundit | E drejta e fëmijës mbi të drejtën e BABËS Të fundit | Pa fakte pretendohet se një sondazh parazgjedhor u krye nga LVV Të fundit | Kornizim i fushatës zgjedhore në Kosovë nga mediat ruse në serbisht
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Kosovës do t’i dhurohen dronë ushtarakë

HIBRID

Një llogari në TikTok që mban emrin “mtrks25” ka publikuar dje (5 dhjetor) një video-material në të cilin shfaqet një dron ushtarak.

Mbishkrimi i vendosur video-materialit pretendon se ky dron ushtarak do t’i dhurohet Kosovës, pa e saktësuar burimin e këtyrë donacioneve.

Por hibrid.info nuk ka gjetur dëshmi apo burime të sakta që konfirmojnë pretendimin.


Vegëza e video-materialit të publikuar në TikTok nga llogaria “mtrks25”:

https://www.tiktok.com/@mtrks25/video/7308767476542721285

Pas hulumtimit dhe verifikimit nga hibrid.info, video-materiali i njëjtë është gjetur i publikuar në TikTok, më 27 maj të këtij viti nga një llogari me emrin “military_drones” (shih këtu).


Hibrid.info ka hulumtuar në faqen në Facebook të Ministrisë së Mbrojtjes. Në njoftimet e kësaj ministrie nuk lajme që konfirmojnë pretendimin e kësaj llogarie (shih këtu).

Ndërsa me anë të makinës së kërkimit, “Google”, informata e fundit e gjetur në raport me pretendimin, është një artikull që tregon për takimin e kryemnistrit Albin Kurti me drejtorin e kompanisë që prodhon dronë Bayraktar (shih këtu).

Në takim është theksuar së është folur për mundësi të reja të bashkëpunimit, por nuk është vënë në dukje çështja e ndonjë donacioni të mundshëm.


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material, që shfaq një dron ushtarak për të cilin pretendohet se do t’i dhurohet si donacion Kosovës.

Por, hibrid.info nuk ka gjetur prova nga burimet zyrtare që mbështesin publikimin e pretenduar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info vlerëson këtë përmbajtje si “Lajm i rremë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin “Lajm i rremë” e marrin ato raportime mediatike që janë tërësish prodhim i një mediumi i cili në vete përmban pretendime ose informacione faktikisht të gabuara.

Përmbajtja që vlerësohet si lajm i rremë mund të përcaktohet me siguri se është krijuar dhe shpërndarë me qëllim të dezinformimit të publikut, d.m.th., për të paraqitur një pretendim që është plotësisht i rremë si fakt.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere