Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Le të flasim për edukimin medial

HIBRID

Çka është edukimi medial?

Edukimi medial është aftësia për të hyrë, përdorur, vlerësuar, krijuar dhe marrë pjesë në media. Këto kompetenca konsiderohen si aftësi kyçe të shekullit të 21-të dhe një parakusht për një qytetari aktive dhe të plotë.

Cili është qëllimi i edukimit medial?

Qëllimi i edukimit medial është të rrisë ndërgjegjësimin e njerëzve për format e shumta të mesazheve mediatike që hasen në jetën e tyre të përditshme, në mënyrë që ata të bëhen qytetarë të vetëdijshëm dhe aktivë të shoqërive ku banojnë.

Rëndësia e edukimit medial

  • Me rritjen e shpejtë të teknologjisë digjitale dhe përdorimin në rritje të saj në biznes, arsim dhe kulturë, është e rëndësishme të sigurohet që të gjithë të kuptojnë dhe të angazhohen me median digjitale;
  • Edukimi medial është thelbësor për të mbrojtur demokracinë evropiane;
  • Një popullatë e arsimuar mediatike është e informuar, e angazhuar dhe e përgjegjshme në përdorimin e medias, si konsumatorë ashtu edhe si prodhues;
  • Në epokën e informacionit, është e nevojshme të jesh i arsimuar në media për të marrë pjesë plotësisht në jetën publike, duke përfshirë tregtinë, shoqërinë dhe politikën.

Përfitimet e edukimit medial

  • Njohuria mediatike i ndihmon qytetarët të bëhen konsumatorë më të mençur të mediave si dhe prodhues të përgjegjshëm të mediave të tyre;
  • Mësimdhënia e edukimit medial lehtëson të menduarit kritik. Ky lloj të menduari përfundimisht mund t’i ndihmojë njerëzit në shumë fusha të jetës së tyre të përditshme;
  • Njohuria mediatike gjithashtu nxit aftësinë e bashkëpunimit sepse inkurajon një ligjërim të respektueshëm

Artikulli i publikuar nga Eavi.eu

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere