Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se kanë humbur jetën dy persona nga një aksident në Fushë Kosovë

HIBRID

Një llogari në TikTok që mban emrin “mrgame.ks” ka publikuar dje një video-material me imazhin që duket shfaq një veturë të aksidentuar afër trenit.

Fotografisë i është vendosur mbishkrimi që pretendon se në Fushë Kosovë ka ndodhur një aksident tragjik ndërmjet një veture dhe një treni, nga i cili kanë mbetur të vdekur dy persona.

Pas verifikimit nga hibrid.info, është konfirmuar ngjarja e pretenduar, por vetëm me pasoja materiale.


Vegëza e video-materialit të publikuar nga llogaria “mrgame.ks”:


Me anë të makinave të kërkimit është verifikuar pretendimi dhe janë gjetur artikuj nga disa media, të cilët kanë raportuar për një aksident në zonën industriale në Fushë-Kosovë në datën 5 janar, por në të njëjtat nuk është hasur lajmi për persona të vdekur (shih këtu, këtu, këtu dhe këtu).


Gjitha mediat e referuara nga hibrid.info, kanë pasur si burim një deklaratë të zëdhënëses së Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Deklarata e zëdhënëses së Policisë së Kosovës, për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti:

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku në zonën industriale në Prishtinë. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një tren dhe një automjet. Si pasojë e aksidentit janë shkaktuar vetëm dëme materiale”


Analiza:

Një llogari në TikTok ka publikuar një video-material me imazhin e një aksidenti në Fushë-Kosovë, nga i cili pretendohet se kanë humbur jetën dy persona.

Hibrid.info ka verifikuar se nga aksidenti janë shkaktuar vetëm pasoja materiale, pa të vdekur apo të lënduar.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere