Të fundit | Nuk ka vendim të ri për rritjen e pensioneve në Kosovë Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime të rreme për FSK-në në Gaza, imazhe të gjener… Të fundit | Format e keqinformimit që mund të shfaqen për misionin e FSK-së në Gaza Të fundit | 29.2% e qytetarëve të BE-së verifikuan informacionin online në vitin 2025 Të fundit | Titulli përgjithëson shpenzimet buxhetore duke i paraqitur pasaktë si shpen… Të fundit | Pretendim i rremë se dy ushtarë të FSK-së humbën jetën në Gaza pas një sulm… Të fundit | Titulli nuk tregon se udhëzimi për furnizime tre ditëshe vlen për qytetarët… Të fundit | Tieger nuk ka thënë se Thaçi e Veseli kanë vrarë policë serbë, audioja u gj… Të fundit | Senatori i zgjedhur El-Sayed nuk është deklaruar hapur për mbylljen e kampi… Të fundit | Keqpërdorimi i logove të mediave për t’i paraqitur lajmet e rreme si të vër…
[ ARTIKULLI ]

Nuk është e vërtetë se Bill Gates e parasheh përfundimin e COVID-19

HIBRID

Disa media online në Kosovë kanë publikuar një artikull me pretendim në titull se Bill Gates parasheh se kur do të përfundojë pandemia e Korona Virusit.

Nga verifikimi i fakteve të kryer nga hibrid.info, konstatohet se titulli nuk i përgjigjet përmbajtjes, pasi Gates në bllogun e tij nuk ka bërë ndonjë parashikim, por ka qenë vetëm një mendim i tij.

“Do të ishte marrëzi që të bëhet edhe një parashikim, por mendoj se fazës akute të pandemisë do t’i vije fundi diku nga viti 2022”, shkroi miliarderi amerikan në bllogun e tij “GatesNotes.com”.

Vegëza e artikujve të publikuar në portalet si “telegrafi.com”, “ekonomiaonline.com” dhe “botasot.info”:

https://telegrafi.com/bill-gates-parasheh-se-kur-te-marre-fund-coronavirusi-faza-akute-e-pandemise-perfundon-2022/

https://ekonomiaonline.com/globi/bote/bill-gates-parasheh-se-kur-do-te-marre-fund-koronavirusi/

https://www.botasot.info/bota/1721318/bill-gates-parasheh-se-kur-do-te-marre-fund-eoronavirusi/?fbclid=IwAR3s0NLdY8c6lhbGuqdNbR7FJ3CO-dtY6-QH2qLk06Thck-7jUs-yXP8TMM


Më poshtë mund të gjeni artikullin e publikuar nga Bill Gates në bllogun e tij “GatesNotes.com”:

https://www.gatesnotes.com/About-Bill-Gates/Year-in-Review-2021


Analiza:

Pas verifikimit nga hibrid.info, del se titulli i artikullit të publikuar në këto portale kosovare është i shkruar gabim, por duket se pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Megjithatë, fakti që Gates nuk ka bërë ndonjë parashikim siç pretendohet në këtë titull, mund të dezinformojë lexuesit e këtyre portaleve. Hibrid.info i vlerëson këta artikuj si “gabim”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Gabim” e marrin raportet në media në të cilat redaksia e mediave bënë një gabim duke publikuar informacion të pasaktë ose duke transmetuar lajme të pavërtetuara nga një burim tjetër, pa qëllimin e qartë të dezinformimit të publikut.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere