[email protected]
Foto që shpërndanë teori konspirative për zjarrin në Kaliforni
shape
shape
shape

Një teori e pabazë konspiracioni që është përhapur në Facebook, sugjeron që zjarret në Kaliforni filluan nga një “laser i fuqishëm”. Postimi që përhapë këtë teori, është i përbërë nga fotografitë që qarkulluan në vitin 2018, përmes së cilave u përpoq të shpërndahet një pretendim i ngjashëm.

Një postim i 25 gushtit i shpërndarë nga 10,000 përdorues po sugjeron që zjarret kanë filluar nga një “laser i fuqishëm”.

Në përshkrimin e fotografisë shkruan “Të gjitha këto imazhe u kapën gjatë zjarreve në Kaliforni”. “A është kjo dëshmi se laserë të fuqishëm janë përdorur për të shkaktuar këto zjarre?”

Imazhet në të vërtetë janë të njëjtat që u shpërndanë në Twitter në nëntor të vitit 2018 nga Michael Coudrey, një zë-konservator i mediave sociale.

Në atë kohë, një teori e ngjashme konspirative po përhapej përmes videove në YouTube, siç raportoi atëherë Daily Beast. Teoria pretendoi se zjarret e shkaktuara nga laseri po hapnin rrugën për ndërtimin e një sistemi hekurudhor me shpejtësi të lartë.

Pra, për fillestarët, asnjë nga fotografitë nuk paraqet zjarret aktuale në Kaliforni.

Cicërima në Twitter nga Coudrey në vitin 2018 përshkroi fotot në fjalë si “[ju] paraqitët fotografi në Facebook të zjarreve në Kaliforni” që “tregojnë rreze të çuditshme të dritës që lëshojnë nga qielli duke shkaktuar zjarre, shkatërrime dhe dëme materiale.”

*Fotoja e parë, në të majtë është nga lëshimi i një rakete në SpaceX, maj 2018, Falcon 9.

*Fotoja në pjesën e poshtme në mes është nga Shërbimi Pyjor Amerikan i “Klamath Forest National” dhe u mor nga një zjarr në Kaliforninë veriore në maj të vitit 2018.

*Imazhi i katërt, në të djathtë, është shfaqur në postimet në blog që sugjerojnë se “armët e drejtpërdrejta të energjisë” ishin prapa zjarrit të Woolsey në Kaliforni në nëntor të vitit 2018.

Me pak fjalë, siç thamë, asnjë nga fotot nuk janë imazhe të kohëve të fundit nga zjarret në Kaliforni dhe nuk ka prova se ndonjë nga zjarret u shkaktua nga “laser të fuqishëm”.

Zyrtarët kanë thënë se rrufeja, plus nxehtësia ekstreme dhe kushtet e thata, janë fajtorë për zjarret.

Sipas CAL FIRE, autoriteti zjarrfikës i Kalifornisë, ka pasur gati 14,000 goditje rrufeje që nga 15 gushti. Që atëherë, ka pasur më shumë se 700 zjarre të reja, të cilat kanë djegur kolektivisht më shumë se 1.32 milion hektarë.

Shërbimi i Parkut Kombëtar ka vlerësuar se 10% e të gjitha zjarreve në SHBA janë shkaktuar nga goditjet e rrufesë.

FactCheck.org është një nga disa organizata që punojnë me Facebook për të zbardhur dezinformimin e shpërndarë në mediat sociale.

Share With Others