Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se tifozët shqiptarë nuk kanë siguruar bileta për në Euro 2024

HIBRID

Mediumi informativ “EuroNews” në gjuhën shqipe ka publikuar në portal një artikull me anë të cilit pretendohet se tifozët shqiptarë nuk kanë arritur të sigurojnë bileta për kampionatin evropian të futbollit, Euro 2024.

E njëjta gjë pretendohet si në titullin ashtu edhe në përmbajtjen e artikullit.

Pas verifikimit nga hibrid.info, është kuptuar se pretendimi është i përgjithësuar dhe se mungojnë të dhënat konkrete që mbështesin atë.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “euronews.al”:

https://euronews.al/zhgenjehen-tifozet-shqiptare-uefa-e-kursyer-nuk-sigurojne-bileta-per-gjermani/


Hibrid.info ka hulumtuar për burime që konfirmojnë numrin e biletavë të shitura për vendet pjesëmarrëse në Euro 2024.

Në bazë të një njoftimi të UEFA-së, hibrid.info ka gjetur se federata më e madhe e futbollit evropian ka ndarë një numër të caktuar të biletave për secilën federatë pjesëmarrëse në kampionat dhe se ato do të ndahen varësisht me mënyrën se si federatat përkatëse dëshirojnnë t’i shesin biletat për tifozët e tyre (shih këtu).


Ndërsa tifozët që nuk kanë plotësuar kriteret e përcaktuara nga federatat e tyre kombëtare të futbollit ose që nuk mbështesin një ekip të caktuar, kanë pasur mundësinë të sigurojnë biletat me anë të një aplikimi në llotarinë e shpallur nga UEFA. Afati për aplikim ka zgjatur deri më 12 dhjetor 2023, gjë për të cilën është treguar që aplikuesit tashmë janë informuar rreth këtij aplikimi, ndërsa nuk ka të dhëna që tregojnë se cilat nga vendet kanë përfituar më shumë bileta nga llotaria (shih këtu).

Krejt çka është gjetur nga hibrid.info, është një artikull që tregon vendet se prej nga ka pasur më së shumti aplikantë. Njoftimi tregon se përveç tifozëve nga Gjermania, më shumë bileta kërkuan tifozët që mbështesin Turqinë, Hungarinë, Anglinë, Shqipërinë dhe Kroacinë (shih këtu).

Po ashtu në një postim të një faqeje në Facebook dedikuar futbollit shqiptar, që mban emrin “Albania Team”, hibrid.info ka gjetur në mesin e komentusve, disa imazhe që tregojnë dhe dëshmojnë aplikime të suksesshme të tifozëve shqiptarë në llotarinë e shpallur të UEFA-së (shih këtu).


Analiza:

Mediumi informativ “EuroNews.al” në gjuhën shqipe ka publikuar një artikull që pretendon se tifozët shqiptarë nuk kanë arritur të sigurojnë bileta për në kampionatin evropian të futbollit, Euro 2024. Pretendimi është përgjithësues pasi që nuk specifikon numrin tifozëve që nuk kanë arritur të marrin bileta dhe nuk është i bazuar në të dhëna konkrete.

Hibrid.info ka vërtetuar se federatave pjesëmarrëse në Euro 2024, u janë ndarë një numër i caktuar i biletave, kurse pjesa tjetër kanë pasur mundësi të marrin bileta përmes një llotarie të shpallur nga UEFA. Hibrid.info ka gjetur se cilat janë vendet prej nga kanë ardhur më së shumti aplikime, ndërsa nuk dihet se cilat janë vendet që kanë përfituar më shumë bileta nga llotaria.

Po ashtu hibrid.info ka gjetur edhe imazhe, ku dëshmohët pranimi i aplikimeve për biletë, të disa nga tifozët shqiptarë.           

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë përmbajtje si “Dezinformatë”.


Vlerësimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere