Të fundit | Pretendohet rrejshëm se Kurti ka pranuar që Thaçi të bëhet president nëse l… Të fundit | Pretendim i pakonfirmuar se gjashtë futbollistë të tjerë do ta bojkotojnë K… Të fundit | Pretendohet pa bazë se vetëm dy nga ish-krerët e UÇK-së do të lirohen më 16… Të fundit | Deklarata e vjetër e avokatit të Thaçit paraqitet rrejshëm si “lajmi i fund… Të fundit | Çka dihet për pretendimin se mjete ushtarake serbe po lëvizin drejt kufirit… Të fundit | Ambasada e SHBA-së nuk u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës të mo… Të fundit | Rishikimi i javës: Përmbajtje manipuluese për zhvillimet në Kosovë, lajm të… Të fundit | Nga “do të lirohet” te “dënim i rëndë”: narrativat e Vuçiqit për procesin g… Të fundit | Dhjetë burime që hedhin poshtë teoritë konspirative për 11 Shtatorin Të fundit | Vazhdon narrativa ruso-serbe për “spastrim etnik” të serbëve nga Kosova
[ ARTIKULLI ]

Në titull dhe fotografi nuk qartësohet se cili shtet i ka kufizuar masat e lëvizjes

HIBRID

Portali “kosova-sot.info” ka publikuar një artikull me titull “Qeveria solli vendim, prej nesër ora policore fillon në ora 23:00, kafenetë punojnë deri në 22:30”.

Hibrid.info pas verifikimit të fakteve ka vërejtur se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, lajmi vërehet se në mënyrë të veçantë paraqet një vendim të shtetit të Maqedonisë së Veriut për zgjatjen e orarit të punës së gastronomisë, si dhe ora policore do të jetë nga ora 23:00. Gjithashtu në artikullin e “Kosova-sot.info” mungon fotografia që ilustron ngjarjen.

Duke pasur parasysh se portali “kosova-sot.info” publikon përmbajtje në gjuhën shqipe dhe se shumicën dërmuese të lexuesve i ka nga Kosova, artikulli me titull të tillë përgjithësues e jo sqarues, mund t’i dezinformojë lexuesit, duke lënë të kuptohet se bëhet fjalë për masat e reja në Kosovë.

Pjesë nga teksti i artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

Ka filluar seanca e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe ndër pikat e para që janë miratuar, është edhe lehtësimi i masave anti-Covid. Me këtë vendim, duke filluar prej nesër, ora policore do të fillojë në ora 23:00 dhe do të mbarojë në ora 05:00 të ditës së nesërme. Gjithashtu, është sjellë vendim edhe për zgjatjen e orarit të punës së kafeneve. Do të punojnë në pjesën e hapur – verandë deri në ora 22:30.

Vegëza e artikullit të publikuar në “kosova-sot.info”:

https://www.kosova-sot.info/lajme/542261/qeveria-solli-vendim-prej-neser-ora-policore-fillon-ne-ora-23-00-kafenete-punojne-deri-ne-22-30/


Analiza:

Portali “Kosova-sot.info” ka publikuar një artikull që ka të bëjë me një vendim për masa të reja në shtetin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa në titull nuk sqaron se për cilin vend bëhet fjalë. Po ashtu këtij artikulli i ka vënë fotografi që nuk e ilustron ngjarjen.

Kjo lë të kuptohet se lajmi ka të bëjë me Kosovën, duke e ditur se ky medium është i regjistruar dhe shumica e audiencës janë nga po i njëjti shtet, meqenëse se portali në fjalë, fillimisht ka qenë e përditshme e shtypur në Kosovë.

Pas kontrollit të fakteve bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë artikull si “clickbait”.


Arsyetimi:

Vlerësimin “Clickbait” e marrin ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere