Një artikull me titull “Çfarë bëjnë njerëzit inteligjentë para gjumit” është publikuar nga shumë media vendore, duke listuar nëntë gjëra që njerëzit e suksesshëm bëjnë përpara se të flenë.
Ndonëse jepen një sërë sqarimesh për vetitë dhe sjelljet e, siç thuhet të mençurve, para gjumit, në përmbajtjen e këtij artikulli nuk jepen detaje se nga tregojnë se nga janë marrë këto konkludime dhe nuk dihet burimi i informacionit.
Teksti origjinal i botuar në disa media kosovare:
Çfarë bëjnë njerëzit inteligjentë para gjumit
Ajo çfarë bëni para gjumit, flet shumë për karakterin tuaj. Këmbëngulja për të fjetur menjëherë pasi jeni shtrirë nuk është mënyra e duhur.
Sado të lodhur të jeni nga rutina e përditshmërisë, faza e para-gjumit, kërkon impenjimin e saj.
Një aktivitet sado i vogël, ndihmon trurin të punojë shëndetshëm dhe të kërkojë vetë orët e duhura të gjumit gjatë natës.
Më poshtë do të listojmë nëntë gjërat që njerëzit e suksesshëm bëjnë përpara kësaj faze të domosdoshme:
Leximi i një libri
Të listuarit e aktivitetit të së nesërmes
Të kaluarit më shumë kohë me familjen
Reflektimi mbi ditën në mbarim e sipër
Meditimi
Planifikimi i orëve të gjumit
Shkëputja totale e gjithçkaje që mban në kontakt me punën
Të vënit kokën në jastëk vetëm me mendime pozitive
Të përfytyruarit e suksesit të së nesërmes
https://www.botasot.info/life-style-showbiz/1368309/cfare-bejne-njerezit-inteligjente-para-gjumit/
Analizë:
Ky artikull nuk posedon burim të informacionit, që tregon qartë se nga është marrë ky studim. Gjithashtu, faktet nuk janë të verifikuara dhe artikujt e tillë shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese. Pas kësaj analize, ky tekst hyn karakterizohet si “Pseudoshkencë” dhe “Përmbajtje e pa verifikuar”.
Arsyetimi:
Pseudoshkencë – Vlerësim si “Pseudoshkencë” merr ai raportim mediatik që përpiqet të paraqesë disa mendime, qëndrime, vlera ose gjetje të marra nga një metodë jo-shkencore dhe ti paraqesë ato si zbulime shkencore ose fakte. Raporte të tilla shpesh keqinterpretojnë ose manipulojnë kërkimet shkencore ekzistuese, ose i referohen hulumtimeve që janë në kundërshtim me verifikimin shkencor dhe gjetjen e fakteve.
Përmbajtje e pa verifikuar – Vlerësimi “I pa verifikuar” u bëhet atyre raporteve mediatike që nuk ofrojnë informata të mjaftueshme për të konfirmuar pretendimet e bëra në raport, dhe të cilat nuk kanë mundur konfirmojnë të njëjtat për shkak të mungesës ose mos-posedimit të burimeve të besueshme.