[email protected]
Në titull keqinterpretohet deklarata e Nexhmedin Spahiut
shape
shape
shape

Portali informativ “Srbijadanas.com” dje (17 gusht) ka publikuar një artikull me titull “’KOSOVA NUK DO TË EKZISTOJË PËR DISA VJET’ Analisti shqiptar tronditi krerët e shtetit të rremë”. Artikulli pretendon të keq-interpretojë një deklaratë të analistit nga Kosova, Nexhmedin Spahiu.

Ndërsa, në përmbajtje, paraqitet një pjesë e shkëputur e një opinioni të Spahiut, rreth pranimit të shtetit të Kosovës nga komunitetet etnike ne vend, por që nuk ndërlidhet me atë që pretendohet në titullin e artikullit të “Srbijadanas.com”.


Vegëza e artikullit të publikuar në mediumin serb “Srbijadanas.com”:

https://www.srbijadanas.com/vesti/kosovo/kosovo-nece-postojati-za-nekoliko-godina-albanski-analiticar-sokirao-celnike-lazne-drzave-2022-08-17


Pjesë nga artikulli i publikuar në “Srbijadanas.com” i përkthyer në shqip:

Analisti politik Nexhmedin Spahiu ka thënë se serbët nuk mund ta pranojnë aq lehtë shtetësinë e (të ashtuquajturës) Kosovës sepse, sipas tij, një pjesë e madhe e komunitetit shqiptar nuk beson se ky “shtet do të ekzistojë pas disa vitesh”, Klan Kosova raporton.

Analisti politik shkoi një hap më tej për të përshkruar pesimizmin e tij.

– Unë kam disa dhjetëra baste me njerëz të afërt se pas tre, dhjetë apo 20 vitesh shteti i Kosovës nuk do të ekzistojë, që do të thotë se njerëzit nuk besojnë në shtetin e Kosovës. Si do ta bindim pakicën serbe, e cila nuk mund ta pranojë aq lehtë realitetin e ri, nuk mund ta pranojë aq lehtë shtetin e Kosovës, kur një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk besojnë se shteti i Kosovës do të ekzistojë – tha Spahiu në Info Magazine.


Në fakt, nga ajo që mund të vërehet në përmbajtje të këtij artikulli, shihet se pretendimet e hedhura në titull se shteti i Kosovës i Kosovës nuk do të ekzistojë, duke u përpjekur të ndërlidhet me deklaratën e Nexhmedin Spahiut dhënë për Klan Kosova, është keqinterpretim. Edhe pse në përmbajtje të artikullit jepen detajet se çka, me të vërtetë ka thënë Spahiu, në titull është sajuar një pretendim tjetër.

Sipas lajmit të publikuar në Klan Kosova, përmbajtja e të cilit është shkëputur nga analiza e tij e bërë gjatë emisionit “Info Magazine” në Klan Kosova,  Spahiu thotë:

“Problemi nuk është te ajo se pse një pjesë e madhe e minoritetit serb nuk e njeh shtetin e Kosovës, problemi qëndron më tepër te komuniteti shqiptar, për të cilin është krijuar shteti i Kosovës, i cili e sheh Kosovën me skepticizëm. Kam disa dhjetëra baste me njerëz që lidhen me mua, se pas tre vjetësh, 10 vjetësh apo pas 20 vjetësh, nuk do të ekzistojë shteti i Kosovës, që do të thotë se njerëzit nuk besojnë në shtetin e Kosovës. Si do ta bindim minoritetin serb, i cili nuk mund ta pranojë aq lehtë një realitet të ri, s’mund ta pranojë aq lehtë shtetin e Kosovës, kur një pjesë e madhe e shqiptarëve nuk kanë besim se shteti i Kosovës do të ekzistojë”. (shih këtu)


Vegëza e videos së deklaratës së Spahiut:


Analiza:

Mediumi serb “Srbijadanas.com” në një artikull të publikuar dje (17 gusht) hedh pretendimin në titull se Kosova nuk do të ekzistojë pas disa vitesh, bazuar në deklaratat analistit nga Kosova, Nexhmedin Spahiu. Edhe pse brenda artikullit jepen detajet se çka në të vërtetë ka thënë Spahiu në emisionin “Info Magazinë” në Klan Kosova, në titull keqinterpretohet deklarata e tij.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info vlerëson se deklarata e Spahiu është keqinterpretuar në titull dhe klasifikohet si “manipulim i fakteve”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Manipulim i fakteve” marrin ato raportime mediatike që përdorin fakte të njohura si të sakta, por i interpretojnë ato në mënyrë të shtrembëruara. Këto raporte zakonisht përdorin informacion të saktë për të nxjerrë përfundime ose pretendime të pasakta, duke drejtuar kështu përfundimet e konsumatorëve të përmbajtjes së mediave në drejtim të gabuar në lidhje me kuptimin aktual të fakteve të paraqitura.

Share With Others