Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026 Të fundit | Pretendohet pa fakte për rritje 40% të çmimit të ujit të ambalazhuar Të fundit | Rishikimi i javës: Pretendime për konfiskimin e pronave të Vjosa Osmanit dh…
[ ARTIKULLI ]

Pretendim i rremë se Kosova renditet në pozitën më të mirë në Ballkan në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit

FATBARDH DEMA

Portali “Lecanton27.ch” i vetëquajtur si “gazeta e parë zvicerane në gjuhën shqipe” ka publikuar dje (31 janar) një postim në faqen zyrtare në Facebook me pretendimin se Kosova është renditur në pozitën më të mirë në Ballkan, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit (CPI) për vitin 2023 të publikuar nga Transparency International.

Pas kontrollit të fakteve të kryer nga hibrid.info, është vërtetuar se ky pretendim nuk është i saktë, pasi që në këtë ranglistë, sa i përket shteteve të Ballkanit, Kroacia zë pozitën më të mirë.


Vegëza e postimit të publikuar në Facebook nga portali “Lecanton27.ch”:

https://archive.is/301uS


Hibrid.info ka hulumtuar në ueb-faqen zyrtare të Organizatës globale të shoqërisë civile “Transparency International, që udhëheq luftën kundër korrupsionit, ku ka gjetur të publikuar Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për 180 shtete të botës. (shih këtu)


Sipas metodologjisë vlerësuese të “Transparency International” pikët merren nga 0 deri në 100 – ku zero pikë paraqet nivelin më të lartë të korrupsionit. Në këtë ranglistë, Kosova gjendet në vendin e 83-të me 41 pikë. (shih këtu)


Ndërsa në mesin e shteteve të Ballkanit, Kroacia renditet si e para, e që në ranglistën totale pozicionohet në vendin e 57-të me 50 pikë. (këtu)


Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023 e ka publikuar edhe Kosovo Democratic Institute (KDI), që është degë e Transparency International. (shih këtu)


Analiza:

Postimi i portalit “Lecanton27.ch”, nga i cili ngritët pretendimi se Kosova renditet në pozitën më të mirë në Ballkan, në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2023, është i pasaktë.

Hibrid.info ka vërtetuar se në mesin e shteteve të Ballkanit, në këtë ranglistë, Kroacia renditet në pozitën më të mirë, e që në ranglistën totale që përfshinë 180 shtete të botës, zë vendin e 57-të.

Bazuar në metodologjinë e punës, hibrid.info e vlerëson këtë pretendim të portalit “Lecanton27.ch” si “Dezinformatë”.


Arsyetimi:

Vlerësimin si “Dezinformatë” e merr ai raportim mediatik i cili në vete përmban një “miks” të burimeve të pasakta apo edhe përmbajtje gjysmë të vërtetë. Gjithashtu, ky vlerësim do të trajtojë raporte që kanë atribute të gabuara ose tituj që nuk pasqyrojnë tekstin për sa i përket saktësisë së informacionit.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere