Të fundit | Haziri nuk ka folur për koalicion LDK-VV Të fundit | Ker-Lindsay nuk ka deklaruar se Serbia ka departament që ndikon diasporën s… Të fundit | Paralajmërimi “Mos planifikoni udhëtime me aeroplan për në Evropë” është i… Të fundit | Perspektivat nordike për luftimin e dezinformimit dhe forcimin e reziliencë… Të fundit | Autoritetet e rreme publike të gjeneruara me AI si formë e re e çrregullimi… Të fundit | Pretendim i rremë për shembje ndërtese, përmbajtja tregon tjetër ngjarje Të fundit | Si (s’)erdhën Marco Rubio dhe Ivanka Trump në Shqipëri Të fundit | Mediat në serbisht e paraqesin viktimën kosovare në Austri si shtetas të Se… Të fundit | Pretendohet pa fakte se Policia e Kosovës rrahu fëmijë serbë në Jarinjë Të fundit | Raporti monitorues i keqinformimit për muajin mars 2026
[ ARTIKULLI ]

Titulli nuk sqaron se bëhet fjalë për një shpërthim në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi

FATBARDH DEMA

Një portal informativ me përmbajtje në gjuhën shqipe ka publikuar sot (6 shkurt) një artikull me titull “E rëndë/ Hidhet në erë fabrika, 8 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (Video)”.

Pas verifikimit të fakteve, hibrid.info ka vërtetuar se titulli i këtij artikulli është përgjithësues, pasi nuk e sqaron se në cilin shtet ka ndodhur ngjarja.

Lajmi qartësohet vetëm në përmbajtje, ku bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur në Indi.

Nisur nga fakti që ky portal informativ është i regjistruar në Shqipëri (shih këtu) dhe përmbajtjet e publikuara nga ky portal janë në gjuhën shqipe, titulli në fjalë, lë vend për keqinformim te lexuesit se ngjarja ka ndodhur në ndonjë nga vendet shqip-folëse.


Vegëza e artikullit të publikuar nga portali “Sot.com.al”:

https://sot.com.al/bota/e-rende-hidhet-ne-ere-fabrika-8-te-vdekur-dhe-dhjetera-te-plagosur-video-i641186?fbclid=IwAR1xCQbwnpWkp9L2ht-8sQmSMSDufTfzJ9WfPloCn2dofyUil0acIEVo1c8


Për të vërtetuar edhe më tej faktin se kjo ngjarje ka ndodhur në Indi, hibrid.info ka gjetur artikullin për ngjarjen e njëjtë të publikuar nga mediumi i huaj “Hindustantimes.com” (këtu), si dhe në median sociale X (ish-Twitter) nga llogaria Disaster News (këtu).


Analiza:

Lajmi për një shpërthim masiv në një fabrikë fishekzjarrësh në Indi, është paraqitur pa specifikuar lokacionin në titullin e artikullit të portalit, i cili është i regjistruar në Shqipëri, Sot.com.al – duke nënkuptuar mundësinë e ngjarjes në territorin e ndonjërit prej shteteve shqip-folëse në rajon, duke vënë në këtë mënyrë në lajthitje lexuesit.

Në bazë të metodologjisë së punës, hibrid.info këtë artikull e vlerëson si “clickbait”.


Arsyetimi:

“Clickbait” janë ato tekste titulli i të cilave nuk kanë asnjë bazë në përmbajtjen e tekstit vijues. Tekste dhe artikuj të tillë synojnë të tërheqin vëmendjen e lexuesit apo edhe konsumatorit me një titull sensacional duke premtuar përmbajtje që nuk ekziston në të vërtetë dhe janë krijuar kryesisht nga interesi financiar, domethënë për shkak të rritjes së lexueshmërisë. Pra, ky lloj teksti ka për qëllim vetëm klikimin, i cili mund të shndërrohet në përfitim të prodhuesit të përmbajtjes.

Raporto

Na ndihmoni të përmirësojmë duke na raportuar problemet ose sugjerimet tuaja

0 / minimum 10 karaktere